Tregime të shkurtra nga Edmond Llaçi

Tregime të shkurtra nga Edmond Llaçi

 

PO BIE SHI

https://edmondllaci.blogspot.com/2016/09/po-bie-shi.html?fbclid=IwAR2G5yw7oz7dSvUnEGYbqmUj87u4qTgRKzN3Z2BgR8M7CyTRN29dfqmqwMM

Po bie shi. Nesër dhe pasneser është festë. Më të guximshmit nga nxënësit e gjimnazit kanë ikur nga mësimi para kohe. Anës detit, në çifte të vogla, poshtë kurorave të pemëve dhe gjetheve që po bien nga era ata shkëmbejnë me ëndje puthjen e tyre të  parë.

Në malet përreth, re të shumta si kacekë të fryrë presin rradhën të shkarkohen mbi qytet.

Në qendër tek sheshi, punëtorët e dekorit të qytetit duke hedhur herë pas here shikimet e tyre mbi ato pështjellje ajri dhe uji tek po çahen nga thikat e tej nxehta të vetëtimave, nxitojnë të bëjnë zbukurimet e fundit. Aty pranë, përgjegjësi i tyre po shfryn mbi ta për vonesën. Për lënien e atyre punëve në çastin e fundit. Pritet shi i furrishëm.

Dy ditë janë ato festime. Ndërkohë në qytet nuk ka entusuazëm. Duket  sikur asnjë s’do t’ja dijë për to, përveç atyre që meren me mbarëvajtjen dhe organizimin e asaj feste kombëtare. Në plazh, poshtë kurorave të pemëve, nxënësit e ikur nga mësimi nuk duan t’ja dinë se për çfarë do të festohet të nesërmen e të pasnesërmen, ata ende vazhdojnë të shkëmbejnë puthje të ëmbla. Retë përmbi kurrorat e maleve përreth, po presin me padurim. Përgjegjësi i punëtorëve të dekorit ende po shfryn nga zemërimi.

 

PORTRETI

https://edmondllaci.blogspot.com/2016/04/portreti.html?fbclid=IwAR2RkAl_0RTwtLlARsbzipGWmNvIJFwyFIK8KLaQwqwoLnwYihIenpas6ZY

   Atë vit shkollor, në klasë kisha zënë vend në rrjeshtin e mesit, në bangon e parafundit, nga e djathta. Kishim matematikë. Mendimi më kishte fluturuar jashtë klase. S’mbaj mend se ç’më ishte shfaqur para syve, por nëpër mjergull, mund të kujtoj disa copëza…pyll i dendur me pemë të larta, lëvizje ritmike e degëve, e gjetheve, e trupave drunorë. Lëvizje e disa trupave të paqartë që afro-heshin drejt ekranit të syrit tim, nën ritmin e fyellit e të flautit. Ishin trupa femërorë e jo drunorë. Më erdhi për të qeshur për rimimin pa dashur femëror e jo drunor. Po, vërtet ishin trupa femërorë që vazhdonin të lëviznin ritmikisht para syve të mi. Trupa femërorë të ajthëm, që nën rritmin e lëvizjeve të tyre, përbrenda fustaneve të tejdukshëm  zbulo-nin plot hir pjesëza epshndjellëse. M’u kujtua tablloja e piktorit të rilindjes italiane Boticelit, “La primavera.” Iu afrova më pranë  vegimit-tabllo dhe, ashtu i turbulluar siç isha, e kapërxeva realen dhe rash në irealen. U ndodha mes tyre dhe po mundo-hesha të largoja atë mjergull, atë tis që më pengonte të shihja fytyrat e atyre trupave femërorë që po më qarkonin. Ishte e pabesueshme: fytyra tepër të ngjajshme, lëvizje të ndryshme duarsh, këmbësh, trupash e portrete të njëjta. Mos vallë është ajo që mendimi im e ndjek pas kudo që shkon?. Realja, ajo po më qartëson. Po, vërtet është portreti i saj. I asaj që ndodhet në klasë, përballë, në rrjeshtin e parë nga dera, dy tavolina përpara meje. Instiktivisht nxora nga xhepi i brendshëm i xhaketës portaminën dhe ashtu, nëpërmjet tij, në fletën e fundit të fletores fillova ta skicoj. Kishte profil të bukur. Maja e lapsit po e jipte me vërtetësi portretin e saj. Ja balli  i sheshtë dhe hunda nazike me pak kurriz. Buzë e mollëza të kuqëremta e pak të dala. Sytë, sytë e saj, që sa herë mundohesha të shihja veten time në brendësi të tyre, ajo turbullohej.  Po mundohesha që, nëpërmjet lapsit, të përqëndroja shikimin e syve siç e kishte zakon ajo t’i mbante dhe…ajo e kuptoi. U mbështet mirë në shpinoren e karrikes për të më treguar se mund të vazhdoja. S’më pëlqeu miratimi. Nuk do të desha ta vizatoja me dëshirën e saj, por lapsi vazhdoi punën e tij. Po dilte portreti i një vajze fshatarake tepër vulgare. Ajo bukuri që kisha shprehur pak më parë po humbiste. Një lëvizje lapsi dhe në buzë i doli një epsh i tërbuar. Dukej se kjo vajzë kishte nevojë për dashuri. Buzët e saja ishin të alarmuara dhe portreti m’u neverit. E lashë. S’e di përse nuk vazhdova më. U mundova t’i shihja e t’u shkoja pranë shtojzavalleve të mia, por më kot, realja më kishte mbërthyer dhe s’më lëshonte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s