Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ezra Pound

Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972) 

Poet, eseist dhe përkthyes amerikan (njihte 7-8 gjuhë), u lind më 30 tetor 1885; një nga poetët më të shquar të shek XX, qe propozuar madje edhe për çmimin Nobel, por u refuzua (për një votë) për shkak të bindjeve të tij të shprehura politike pro fashizmit dhe kundër sistemit bankar botëror, në të cilin “politikanët janë kamerierët e bankierëve”; gjithashtu dhe pati lëvduar politikën ekonomike të Hitlerit dhe Mussolinit (që e kritikoi fort më pas); për kurreshtjen e atyre që s’e njohin: qe hebre nga prejardhja. U tha se Lufta e Dytë Botërore qe për shpëtimin e çifutëve (u vranë shumë, shumë shpëtuan, por Ezra Pound shpëtoi shumë syresh dhe kur erdhi në Itali më 1958, çifutët italianë e pritën me nderime). Në vitin 1945 u arrestua nga partizanët italianë, të cilët e dorëzuan te ushtria amerikane. I gjykuar si i çmendur nga gjykata amerikane, u dënua dhe u mbajt 13 vite në çmendinë (pa qënë i sëmurë psiqik) dhe burg në USA (nuk do të ishte keq të ishin mbajtur ca kohë ashtu edhe ata që i thurën hymne diktatorit dhe komunizmit); sapo u lirua erdhi në Itali, ku edhe vdiq më 1 Nëntor 1972. Shumë shkrimtarë dhe poetë të shquar e adhuronin, p.sh., Hemingway, James Joyce, T.S. Eliot, Pasolini, etj. Ja përzgjedhja ime për sot:

JETOJNË NË TMERR SHKENCËTARËT

Në tmerr jetojnë shkencëtarët
dhe mendja evropiane ndalon
Wyndham Lewis* zgjodhi verbimin
dhe mendjes nuk i tha ndalo.
Natën fryn erë karafilësh,
petalet thuajse s’lëvizin
Mozart, Linnaeus, Sulmona,
Kur miqtë urrejnë njëri tjetrin
si mund të ketë paqe bota?
Ashpërsi e tyre për pak më çmendi në rini.
Lëvozhgat i merr era
por drita këndon përjetësisht
vezullon lehtë përmbi kënetë
kripa kur baticës i pëshpërit
Koha, hapësira,
as jeta as vdekja nuk është përgjigje.
Dhe njeriu të mirën kërkon
duke bërë keq.
Në vendin tim
ku të vdekurit ecin
dhe të gjallët janë prej lecke.

Wyndham Lewis: piktor dhe shkrimtar britanik (1882-1957), mik i Ezra Pound-it (shënimi im)

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s