KUJTOVA / Poezi nga Edmond Shallvari

Poezi nga Edmond Shallvari

 

KUJTOVA

Kujtova se Dielli do vononte në Lindje
Nata do vonohej në ikje, gjithashtu
Natyra nuk ndjek të njëjtën roitje
Që ndjekin njerëzit andej dhe këtu.

Njerëzit janë zgjuar më parë se zgjimi
Më tepër se fryma, frymojnë ata
Kjo do të thotë se sot njerëzimi
Eshtë më pak i qetë, më tepër me ankth.

Kujtova se s’do fillonte me të hënën java
Stina me stinën e saj, gjithashtu
Natyra nuk ndjek veten e saj nga prapa
Ashtu si njerëzit, andej dhe këtu.

Njerëzit kanë fjetur më vonë se gjumi
Më pak se ëndrrat, ëndërrojnë ata
Kjo do të thotë se sot njerëzimi
Eshtë më pak i qetë, më tepër me ankth.

@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s