Poezi nga Sabit Rrustemi
PËR ECJET QË S’U NISËN KURRË
Nuk kam më kohë për t’i falur Pritjes
Nga Zanafilla e njohjes fshihej nëpër Vonesë
biletat e nisjes përherë m’i ka djegur në sy
enigmave të Mosardhjes me vite drite më ka ndry
Falë Durimit tim
Dhe Fundin e kësaj Odisejade e prita
Tash po nisem pas kohës sime të mbetur
Troshat e dashurisë sofrës së harruar për t’i mbledhur
Kjo botë edhe ashtu po mbetet e etur
Nga dashuritë në ikje e puthjet sa për sy e faqe
Një Mungesë më shumë a një Pritje më pak
nuk çelin udhë
për ecjet që s’u nisën kurrë
( 28 qershor 2018 )