Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

MOS MË FTO

Kur mesnata bie
Mbi shpirtin vetmitar
Mëkatet na vishen
Si rrobe të mëndafshta
Ftesa jote e purpurt
Ma zgjat dorën e zjarrtë
Më lut të jemi bashkë
T´i presim agimet
Në bregun e bleruar
Më fton të vij
Gjurmëve të afshëta
Ku ti shtron darkën solemne
Të drithërimave të harruara
Në emër të syve të mi të zi
E në qerpikë të rri
Një shkëlqim loti
Vardis ngjyrën e buzëve
Të dukem më hyjnore për ty
Unë poet që sëmurem
Nga vargjet e tua
Të dhuroj dhembjen time
Edhe buzëqeshjen të falë
E të lus në emër
Të darkës solemne
Mos m’i bezdis mëkatet.

 

JAM NJË COPË GUR

Si u çmendën erërat
Në këto rrugët tona të kryqëzuara
I kam treguar motit
Zemrën e kam një copë gur

Si u përplasën dallgët
Në shkëmbinjtë e detit të lazdruar
Iu kam treguar brigjeve të zjarrta
Zemrën e kam një copë gur

Si u çmendën fluturat
Mbi lulet e dashurisë
I kam treguar jugut
Zemrën e kam një copë gur

Si u çmend kjo kohë
Në ëndrrat e tretura bërë hi
I kam treguar flakës
Zemrën e kam një copë gur

Ec këmbëzbathur
Në të nuk digjem
Por digjem për Të!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s