Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

KA ARDHË KOHA

Ka ardhë koha t’i lë mënjanë ditët
Ku fjala poetike shterzon ndopak,
Në djersitjet e mia t’i mbledh vitet,
Kur ardhja e ditëve mjegullohet në prag.

Të vizitoj më shumë miq e shokë,
T’u tregoj me vepra se i dua shumë;
Ta lë mënjanë shikimin një okë
Që mbytet pa u ndier në t’thatin lumë.

Të rend pas dashurisë si pegas
Mbi logun e ndjenjave fytyrë praruar,
Në gjoks të mikes si zogu nën pullaz
T’i tregoj sa shumë më ka munguar.

GORDIANE
Përderisa syri nuk ndez zjarr
Ç’botë arlekine mban tutje pragu?…
Ku dhe vdekja nuk ka varr,
Por endet në skakiera shahu.

Si mjellmë kërkoj dytësinë
Butësisht si vesën mbi gjeth;
Të le mbi te,ngado dlirësinë,
Ndaj futem dhe në terrin tënd.

Të hedh në zemër ca kordinata,
Dhunti shërime plagësh në pakohë,
Qerpikët e tua ti ndez flatra
Si sulm i vonuar në Vaterlo.

Të fshijë tek ty murgeshëbetimin,
Të shlodhem diku në mendimet e tua;
Në çdo qelizë të ndjej vërshimin,
Jo! Jo shpirtverdhë, kokërr ftua!…

Dhe Shën Mëria nuk qe e para,
Vitet e jetës ikin si stuhitë.
Ngrejë qerpikët e shpirtit, bëji flatra
Mbi detin e jetës,në detin magjik.

 

BOTË ZHGËNJYESE

Më mbyti kjo botë me halle,
Në shpirt s’më mbeti asnjë profet;
Veç xhindët më hedhin valle
Si qënie të reja nga tjetër planet.

Pas çdo dite ëndrrat e reja
Si kllounë më vinë,brithyer në skaj;
Grinden shenjtorët si gratë e veja,
Si shenjti djall në ikonostas.

Se iku nga shpirti mirësia,
Paraja zu vend,si më me vlerë,
Zbritën xhindët nga gjithësia
Shaluar si zotër mbi rrufetë.

Ç’daulle më ndjek në këtë funebër
Brinjëthyer,shpirtbosh në këtë soltic?…
Zhgënjimi lugat, m’a mbyti ëndrrën
Me metafora të reja si zogu mitik.

MONOLOG I NJË DEPUTETI

Kur dal nga parlamenti
Ditëpuna më thith në zbrazëti,
Të sharat,mallkimet më ndjekin pas
Si thuprat e kurbatkës në fëmini.

Kur dal nga parlamenti
Hija ime
I tutet rënies
Në humnera shpirti.

Kur dal nga parlamenti
Dua të jemë tjetër njeri,
Por zënkat e mllefi
Mërthyer më ka prej fyti.

Kur dal nga parlamenti
Si i huaj rri,
Me fëmijët e mi
Kërkoj veç një qiri,
Të paktën një qiri
Për të dashurit e mi,
Një qiri për njerëzinë
Që çdo ditë
Më i huaj
Më duket në sy.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s