Poezi nga Raimonda MOISIU
Sonte (Sot) vetëm puthje dua!
Nëpër lëkurën time, ndjeva ledhatimin
e buzëve të tua.
Nën dritën e hënës së trazuar, të zhytur thellë
në errësirë.
ndjeva nxehtësinë e gjoksit tënd.
Në vetminë e brishtë të erësirës, ndjeva
dridhjet dehëse,
të përqafimeve të tua.
Ndjeva pasionet e flakta,
që shkëlqenin në sytë e kaltër.
Ndjeva buzët e tua,
ju përgjigjeshin buzëve të mija,
të etura:
për mëkat,
për një puthje,
për një tendosje,
për një dëshirë,
për një përhumbje,
për një prekje,
për një ledhatim.
Ndjeva krahët rrethuar,
mbi gjoksin tim.
Nga pëshpërimat,
nëpër terr.
Ndjeva fjalën: Të dua!
Ndjeva lirinë,
Lirinë,
nga lëmshi i zjarrtë,
që kishte mbështjellë qëniet tona,
Duart tona kërkonin të ngrinin një urë,
me parfumin
nëpër dritën ,puhizën e dashurisë.
Errësira rrënqethet nga puthjet tona,
Sonte vetem puthje dua….
Puthje!
Përtej këtij terri,
ndalu aty, aty, ku dicka e panjohur,
na pret.
Puthje vetem puthje sonte!
Ve buzët e mija mbi të tuat,
si një flakë kujtimi, që rri ndezur.
Buzët e mia të dashuruara,
ledhatohen nga buzët e tua.
Ngrohtësira e përjetësisë i merr me vete,
për në perandorinë e puthjeve .
Sonte vetëm puthje dua!
Ajër dua…aromë lulesh dua,
Dhe puthje,
Shumë puthje,
Pafund puthje,
Sonte (sot) vetëm puthje dua!
Florida, USA