HESHTJE / Poezi nga Armenida QYQJA

Poezi nga Armenida QYQJA

 

HESHTJE

Këmishën e trishtimit zëti yt ka veshur,
Pas trupit nga ajëri i lagësht i vapës, puthitur,
Dhimbje ngjitëse në mishin e shpirtit të gjakosur.
Dhe unë nga largësitë e zbrazta, hesht…
Kur dua kaq shume të them,
Kur dua pranë teje të jem
Me flokët e mi derdhur
Mbi gjoksin tënd të zhveshur…
Të jem vetëm unë mbi ty dhe asgjë tjetër,
Qetësi e derdhur mbi shpirt, ajër.
Si kërmij të mbetur pa shtepizë
Minutat dhe orët zvarriten
Mbi truallin e nxehtë të psherëtimave ndarëse,
Mendime dhe ndjesi që rënkojnë,
Sy që lutin shiun e puthjeve,
Agun e fresket me dritën e shpresës….
Unë hesht largesive….
Ah, dashuria ime
Sa dua të t’a zhvesh trishtimin!

-ARMENIDA QYQJA-
(QESHOR 2019)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s