SI DO JETË BOTA PA KËTA..! / Poezi nga Kristaq  TURTULLI 

Poezi nga Kristaq  TURTULLI 

 

SI DO JETË BOTA PA KËTA..!

O miq të mirë,
Nuk mund tu fyej, tu them turmë.
Pa më thoni pakë;
Bota si do jetë
Pa këta politikanë?!
Trurin e lëmyshtë,
Flokët xhelatinë,
Bishtin fshehur mbajnë,
Por të lajnë, të lyejnë,
Të puthin, të përlyejnë,
Pa mëshirë të kryqëzojnë.
Të venë me gjemba kurorë,
Të lidhin duar e këmbë.
Si Krishti të heqin zvarrë,
Lot krokodili të qajnë.
Ju thoni janë mjeranë.
Gaboheni, më të fatlumturit janë,
Më të pafajshmit,
Më të dëliret,
Më të sharët,
Më trutharët,
Më të pafytyrët,
Më fajtorët,
Më vrastarët.
Më kurvarët.
Nuk qederosen kur i shajnë,
Cipë nuk kanë,
Dhe zemberek
Në zemër të këputet.
Të shkurdisur janë,
Sepse janë politikanë.
Karavidhe, sharlatanë.
Pusht-etin në misur e kanë.
Hë, më thoni o miq të mirë,
Kurrsesi s’jeni turmë.
Si do të jetë e ardhmja pa këta!
Supë pule, trahana.
Aha…
Mjerë populli që i ka.
Kur s’ka të tjerë,
Lyen me flori dhe hanë bakllava…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s