Të pathënat e Hënës / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Të pathënat e Hënës

Di që misteri i syve të tu
fsheh të pathënat e hënës,
fjalë në mërmërima zbehtësie
fëshfërimë e ndjerë larg
pyjeve të lashtë sa toka
degëve përtërirë,
tek një kulm i përthyer brishtas
mbi krahët e ndriçuar të një ëndrre
përtej kornizave pritje
reflektuar vizioneve të shkuara.

Tek ai vështrim harruar
në gjurmën e një fjolle bore
shkrirë brirëve të një dreri
lëndinës prehur në shekuj,
për çdo stinë ngjyer në lule
kordele ngjyrash përflakur,
në të bardhën e fustanit tërhequr
e shfaqur tjetër agim,
përpirë i gjithë nga era
e mbetur përjetë në shpirt

Ne nuk mund të jemi ndryshe
botës që vellon e gris,
në copëza të tejdukshme kujtimesh
ndjekur përherë zbrazëtirë
tjetër horizont rilindur,
tjetër ditë na arratis,
vërtitur mantelit kohë
gjurmëegzitencës hapësirë
në kërkim meridianësh prekje
universit tonë pafund.

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s