Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Barbara Brussa

Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970

Poete italiane, u lind në Venecia 49 vite më parë, shkruan thjesht për pasion, për të shprehur emocionet e saj. Ja një poezi nga poetja veneciane:

SHPIRT I LIRË

E lirë jam lindur,
buzëqesh edhe mes lotësh.
Edhe me flatrat përdhunisht shqyer
dhe trupcfilitur
në hekura mbyllur,
do t’i qesh në turi atij të marri
që nuk e di se shpirti i lirë
fluturon gjithsesi në të tjera përmasa,
të padhunueshme, të paarritshme.

Nëse fat i mbrapshtë
do të më gjejë ndonjëherë
në gjunjë, përtokë,
qysh tani le ta dijë se shpirti im
baltovinave të jetës kurrë s’do hiqet zvarrë,
i avullt vërtitet, i ajërt,
në një Tjetërkund të kristaltë.
I lirë në pafundësi pluskon.

Lumturisht mbërthyer
në këtë botë vetëm timen,
të padukshme për ata sy
që kur dot s’e shohin
mbeten ngecur në rrjetën
e mallkimit të tyre të verbër.

Prej duarsh të vrazhda
një shpirt i lirë nuk kapet.
Në një botë të padukshme jetoj,
por më të prekshme dhe të vërtetë se kurrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s