Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Perëndim

Kaq e pat dielli
edhe për sot.
Çfarë kish për të dhënë, 
na e dha
Rrezeartash morri,
lau tokën pafund,
Buzëqeshjen mbi buzë,
si puthjen ja la!
Mes mijëprekjesh drithëruese,
ndijimesh
Përflakur qiejt, rreken,
derdhin lot
Tek dielli grahmon, rrënqetshëm,
perëndimesh…
Qajnë qiejt,
si përditë,
nuk mbahen dot!

 

Hijet

Miku im!
Vërtet!
Ka hije dhe hije…
Ah, jo!
Mos më thuaj,
këtë,
nuk e dije!

Ka hije,
që kurrë,
s’të lanë të djersije!…
Ka dhe hije,
ku enkas,
të haruan,
të rrije!

Ka hije,
mijëarromash,
si e blijve ndër pyje…
Ka hije,
që as vetes,
nuk mund,
t’i bëjnë hije!

Ka hije,
lidhur degësh
me gjeth,
bërë nyje!…
Ka dhe hije duarsh,
si ato,
që lëpije!

Ka hije,
që ta heqin,
çfarëdo lloj
mërzije!
Ka dhe hije,
që hijes,
vazhdojnë i bëjnë hije!

Ka hije
ku të ftoj
dhe s’e di
në do të vije!…
Ka dhe hije braktisur,
nga frika,
mos ngrrije!

Ka hije
të ëndërta,
ku me gaz
do të flije…
Ka dhe hije,
q’u shmangesh,
mos vallë zgjohesh hije!

Miku im,
vërtet!
Ka hije dhe hije…
Zgjodhe hijen tënde,
mbasi mirë e dije,
se kjo botë e marrë,
ka hije dhe hije!
Hije, që të fshehin,
paçka se je, hije!

 

Ndodh tani…

Agimet i urrej, po kaq,
sa ç’i dua.
I dua, se ndritojnë 
dritëdjellë, të vërtetën!…
I urrej, si vrastare,
zhbërëse ëndrrash!…
Endrash piktore,
që sharmojnë vetë jetën!
Jetën bardh e zi,
jetuar mes zhgjëndrash.
Dhe s’pyeta njëherë,
kërkurë s’desha të di…
ç’mendojnë agimet,
për mua!
Shpresoj,
them shpresoj,
të më kenë zili!

 

Të jetë dashuri?!

Arromëzon,
si përherë
Të pushtoj,
si përherë
Të puth fort,
si përherë
Dhe, më deh!

Të flas ëmbël,
përherë
Të prek lehtaz,
përherë
Të terr lotin,
përherë
Ti, e fsheh!…

Se të desha,
përherë
Se të dua,
përherë
Do të të dua,
përherë…
Dhe e di!

Se ëndërroj,
si përherë
Tek fal gaz,
si përherë
S’ja fal vetes,
një herë…
Rroj tek ty!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s