DUKE KUJTUAR POETIN ALI PODRIMJA / Poezi nga Antela Spaho

Ali Podrimja

DUKE KUJTUAR POETIN ALI PODRIMJA

një herë unë me mikun tim poet në qiell
ishim bashkë në një mbrëmje “takesh të larta” në Tiranë
dhe po flisnim për poezinë
për lumenjtë tanë të dhimbjeve
ai për Lumin e tij dhe unë për Devollin tim
Aliu më thoshte “çika jeme e bukur”
e unë i thosha, siç më kishte lejuar ai, bacë Ali

miku im poet dhe unë çika e tij
po pinim nga një gotë mes librash e poezish
si fëmijë të harruar në lojën e tyre
Çika jeme, më thotë ai,
kur do më ftosh ta marrim Devollin bashkë më këmbë
e të flasim për Lumin tim fshat më fshat
dhe ti të më buzëqeshësh si dritë
e të bëhem i bukur nga buzëqeshjet e tua?
e duke thënë kështu ai rrëshkiti dorën në flokët e mi
unë u skuqa, natyrisht, por ia lejova atij atë përkëdhelje

Po bëj sikur s’të pashë, i thashë duke qeshur
sikur s’e vura re dorën tënde që m’u ngatërrua flokëve
sepse unë e njoh plagën tënde, bacë Ali
ta kam parë shpirtin e nxirrë nga dhimbja
dhe nuk mendoj keq që m’i shpupurish flokët
edhe pse kjo gjë më bën të skuqem
madje s’do t’i them asgjë as të dashurit
do të jetë sekreti ynë
dhe unë ia shkela syrin e qesha sërish
por as ti mos i thuaj për këtë gruas tënde të bukur
se pastaj do ndihem keq përballë saj
kur të më bëjë komplimente për sytë

Aliu i madh më vështroi dhimbshëm e më përqafoi
e përqafova edhe unë dhe qava në supin e tij
qava për mikun tim të ikur në qiell
për dhimbjen e tij për të birin
për Devollin që nuk e shëtitëm dot bashkë
për lumin Ali që u tha aq shpejt

nuk do të të harroj kurrë
poet i lumenjve dhe i qiejve…

Si sot 7 vjet më parë ndërroi jetë poeti Ali Podrimja.
Dhimbjen për humbjen e të birit, Lumit, në moshë shumë të re, Podrimja e reflektoi edhe në poezitë e tij, duke i kushtuar atij shumë vargje madje edhe libra.

 

Poezi nga Antela Spaho

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s