KUJDES ZEMRAT !……….
Nën veshjen e ngrohtë dhe të shtrenjtë
të hipokrizisë së një njeriu,
me lustrina …,
mund të fshihet një zemër
e lerosur.
Nën zhelet e lerosura të një lypësi ,
në një stol buzë rrugës ulur ,
mund të fshihet një zemer
e përsosur.
Sa keq që janë të modës ,
ato me kameleonët,
e janë bërë fytyrë,
e kohës !
KENGË E STËRMUNDUAR
Këngët e Gruas,
janë të veshura nuse, me të bardha.
Kur i jepen vërtetësisht, jetës,
përçohen edhe nëpër ëndrra.
Por nganjëherë mungon
pentagrami,
mungon shkalla.
Rrëze trupit të pemes së bukur të qershisë,
lulëzon plaga.
Lëngu i frutit është gjaku.
Dashuria, Harku!
Era fishkëllen ,
kanatave të mbyllura,
udhëtimeve të paparashikuara .
Ku të ketë mbetur? Vras si pleshtat mendimet.
Ua heq luleve vellon e grisur,
neutralizoj zemrën peng,
tek një pëllumb i trembur,
jetës së rigjetur .
Ka heshtje që janë plot zhurmë,
e kërkojnë me këmbëngulje,
të ndryshojnë botën.
Unë do desha,
kjo qetësi e pafund, GRUAJE
të ishte një tjetër …
Jetë e rigjetur …
Më vrave duke heshtur!