PËR TË QESHË E PËR TË QARË?! / Poezi nga Paskal Gjikdhima – Motiv popullor (togançe- Malëshovë)

Poezi nga Paskal Gjikdhima
Motiv popullor (togançe- Malëshovë)
 
PËR TË QESHË E PËR TË QARË?!
 
Për të qeshë a për të qarë
Do shkruaj edhe dogançe
Të gjithvë do ju qaj halle
Kohë , kur zemra na plaste.
 
Mavrogun , fryva njëherë
I cimbër isha vërtet
Xogosa derë me derë
Bogdanisja, oh me det
 
Ishin merje shumë të thanta
Dhe tani kur i kujtoj
Xherren merrja në lofata
Dëfrym mavrua në katonj
 
Isha cimadh i pa dalë
Kur dushqepsa , për herë të parë
Mallakastër rash vërdallë
Për gjonth e për sapllatare
 
Fry në shkelje e mbi kapuq
Me komje e saplla në panxhë
Po mavrot seç kanë një huq
Lidhosin tërë dynjanë
 
Jeta me dhimbje e cfilitur
Zgjyra mulua na dërrmuan
Nishtua , lyqua e fëlliqur
Ishin gjonthi me i helmuar
 
Dhe ato të shkreta besho
Që fitonte mavroguni
Zgordho e kumbulla i citiste
Oh !Sa kot i shkonte mundi
 
Ah i mjeri ç’ tju tregoj
Debutsat nëpër lëkurje
Re të zeza në rrabule
Veë me dorë mund t’i shkulje
 
Vëllezër e fillot e mi
Lerni shamko e lemëngjire
Ndryshoni pak jetën tuaj
Në një jetë sa më të mirë
 
Se këto ua thote Paskali
Gjithë respekt dhe dashuri
Se askush nuk ia pa hajrin
Punë veç vuajtje e lemeri !!!
 
Paskal Gjikdhima ka shkuar për herë të parë kallanxhi në moshën – 13 vjeçare me të ndjerin vëllain e tij Sotirin në Mallakastër !!!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s