Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
aty-këtu
 
qëndrojmë padukshmërisht
mbështetur në shpinat tona
duke takuar duart,
Muri eshte i ajërt.
Portat e rënda dizenjuar
me tigra nuk janë….
Madje nuk janë as fëmijët lozonjarë
që gjuajnë çdo aksent të huaj
me një “i love you”
Nuk janë,
sepse ne jemi ende
me shpinë kullave të xhamta
ende kënga e ezanit,
nuk është në sinkron,
sikur ora e imameve
është kronometruar ndryshe.
E megjithatë kisha e vetme
luan këmbanën e ndryshkur.
E ndërsa nga pjanoja e vjetër
bie pluhuri i molës.
Kulti jonë është kupolë qiellore
ezanet janë ofshama
të lutjeve tona.
Mesha është murmuritja
pas rrëzimit të murit të ajërt….
 
 
 
Ditëve
 
mëkohen shpirtrat
me shpresa të verdha
në qasjet e fizikes
me të tashmen.
Gjithçka digjet me diellin
kur lind mendimi,
gjithçka përqafon ajrin
në aktet e lutjes
së bardhë,
derisa vjen ora e vallëzimit të engjëjve…
 
 
 
Pasazh
 
Rrugë të shtruara për në varret antike ku dimensionet shohin secili botën e vet,
pa u përzier, pa kallur frikëra, por që ndihet që janë.
Po, ndihet që janë, ndoshta rrugëve të drunjta ulur duke biseduar për kohë në kohë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s