F I T U E S I … / Tregim nga Leonard Bixhili

F I T U E S I ….

 

Tregim nga Leonard Bixhili

Tomi qëndronte disa herë në ditë para pasqyrës, duke dashur njëkohësisht të ndiqte dhe ndryshimin e mimikës, në kohën kur këndonte. Nga momenti kur kërkesa e tij për të marë pjesë në një konkurs show për këngëtarë të rinj u pranua, nuk e zinte gjumi. Zëmra i rihte si e çmëndur nga gëzimi i madh që do i jipej mundësia të tregonte dhe ai talentin e tij. Ç’është e vërteta ja kishte borxh shokut të tij të fëmijërisë Xhimit që e inkurajonte, aq sa ai bile i formuloi dhe kërkesën me shkrim dhe ja dërgoi komisionit organizator. Po të ish për Tomin, nuk do e mirte kurrë guximin. E vërteta ishte se i mungonte inisiativa. Këtë e pranonte dhe vet. Ditët që i kishin mbetur në vazhdim, ngrihej që me natë dhe rendte në punë, me qëllim që ti mbetej kohë e të shkonte të bënte ndonjë provë. Kishte ‘’rëmuar” dhe në internet dhe kish lexuar diku se ashtu si lojtarët bëjnë njëfarë nxemje para ndeshjes, ashtu dhe këngëtarët duhet të bëjnë nxemjen e vokalit, para se të këndojnë, me disa vokalica, ushtrime për zërin.
– E more mik dhe kjo teknollogjia – mendonte. Shtyp një buton dhe gjen menjëherë atë që të intereson. Kish dëgjuar dhe nga emisionet e kaluara që kish ndjekur, se nuk ishte e mjaftueshme të kesh zë të mirë por duhet mësuar dhe teknika e ta kultivosh vokalin. Prandaj duhej punë e madhe dhe e përditshme. D.m.th. prova të vazhdushme. Gjithashtu rol të madh në edisionin e parë luan edhe zgjedhja e këngës, prandaj kish vendosur të paraqitej me një këngë, me motive popullore, që i kushtohej figurës së nënës. Kjo sepse mendonte që i shkonte zërit të tij, por edhe se para ca kohësh kishte ‘’humbur” dhe ai nënën. Meqë kjo ngjarje ishte akoma e freskët, donte t’ja dedikonte kujtimit të saj. Si një ëndër i ngjante gjithë kjo histori, që filloi që kur ai i shfaqi dëshirën shokut të tij Xhimit dhe ky i fundit i sajoi dhe peripecitë që do pasonin më mbrapa….
– Erdhi ora e shumpritur. Konferencieri përmëndi emrin e tij dhe ai u ngjit në skenë. Ishte hera e parë që gjëndej para kaq spektatorësh dhe zëmra filloi ti rahë si e marë. Hodhi sytë nga salla, se mos dallonte ndonjë të njohur, por ndriçimi ishte i dobët. Veç një prozhektor i madh ish drejtuar nga ai. Kjo e bezdiste shumë. Ndërsa skenën e ndriçonin drita të tjera shumngjyrëshe që herë ndizeshin e herë fikeshin. Katër antarët e jurisë ishin me kuriz kthyer dhe ai nuk i shikonte. Kjo ja bënte më të lehtë punën. Muzika filloi. Tomi hyri në strofën e parë. E ndjeu që zëri iu drodh në fillim por shpejt e mblodhi veten. Në refren, ku teksti ishte shumë prekës, shpërtheu :

‘’Nënë, o moj nënë !
Me shumë djers’ edhe mund
dhe sakrifica pa fund,
s’haroj, kujdesin e madh me të cilin më rite.
Dashuria jote do më ndjek nga pas nëpër vite’’ !….

Gjoksi i kërcente përpjetë dhe dy pika loti iu varën faqeve. Emocionet e para e kishin lënë dhe tani i shkelte më i sigurtë notat e melodisë së këngës. Pa mbaruar akoma mir’ e mirë, antarët e jurisë filluan të kthejnë njëri mbas tjetrit kariket me fytyrë nga ai. Vetëm njëri nuk u kthye, i cili mori dhe fjalën i pari për të justifikuar qëndrimin e tij. Por në fund edhe ai e lavdëroi për zërin e tij kumbues dhe karakteristik. Antarët e tjerë filluan ti drejtojnë pyetje të ndryshme. U habitën nga përgjigjet e tij, kur mësuan se ishte hera e parë që mirte mikrofonin dhe këndonte para publikut. Por edhe për faktin se s’kishte bërë mësime të veçanta për zërin dhe s’kish mbarusr ndonjë shkollë muzike. Ata e uruan për suksesin në edisionin e parë duke i theksuar se në fazën tjetër duhet më shumë punë mbasi konkurentët do ishin më të fortë. Ai i falenderoi dhe doli nga skena. Nuk i besohej kjo që ndodhi dhe i mbytur nga emocionet dhe gëzimi, ra në krahët e shokut të tij Xhimit, që e priste me ankth pas kuintave.
– Bravo ! Të lumtë..! Unë isha i sigurtë dhe kisha besim tek zëri dhe talenti jot – vazhdoi lavdërimet Xhimi, duke i ledhatuar kokën dhe flokët.
Kur po dilnin nga godina e stacionit televiziv panë se tek dera ishin grumbulluar një grup i madh të rinjsh që nxitonin për ti dhënë dorën e për ta uruar. Mes tyre Tomi dalloi Mondën, një vajzë me të cilën ai kishte pasur shoqëri por kohët e fundit ishin humbur. Prej kohësh e kishte tërhequr kjo vajzë por s’kishte aritur ti shfaqte simpatinë. Kaq u desh që të rindizej përsëri flaka e dashurisë brënda. Mbas kësaj filluan të dalin dhe prapë bashkë rregullisht. Bile një fotoreporter u kish rënë në gjurmë duke shkrepur aparatin disa herë nga një disko ku dëfrenin një mbrëmje. Fotografitë e tyre ishin bërë lajm në një revistë artistike javore me emër. Ditët rrokulliseshin dhe data e edisionit të dytë dhe final, po afronte. Konkurentët tani ishin grumbulluar dhe u nënështroheshin një programi të rënduar me prova intensive, para dite dhe mbas dite. Shpesh herë deri vonë në mbrëmje. Sejcili nga kandidatët kishte trajnerin e tij. Ai bile i kishte zgjedhur dhe këngën. Teksti fliste për një dashuri të vjetër por të rilindur mes dy të rinjsh. Tomit i pëlqente shumë kjo këngë. Ishte një këngë e dëgjuar që kish korur sukses dikur në një anketë muzikore duke i falur këngëtarit vëndin e parë dhe duke e futur në rrugën e karierës. Vetëm një gjë e mundonte për të cilën s’gjente përgjigje. Këngën ja zgjodhi rastësisht trajneri apo ishte informuar dhe ai për marëdhëniet e tij me Mondën dhe kjo ishte e qëllimshme. Nuk e fshihte dot,se kjo këngë i kish ngacmuar telat e zëmrës dhe ishte dhënë me ‘’mish e shpirt” që nga ana e tij të jipte maksimumin. Përparimi i tij, çdo dit e më shumë, bëhej dhe më i dukshëm. Bile në një farë mënyre e pranonin dhe pjestarët e tjerë të grupit, të cilët mbas mbarimit të provave, rendnin ta përgëzonin.
Dita e shumpritur erdhi. Çdo gjë ishte gati. Tomi, mbasi doli nga dhoma e grimit, u ul të priste rradhën dhe mundohej të ishte i qetë. Nuk i interesonte fare shuma e lekëve dhe një veturë mini ‘’cuper” që ishin caktuar për fituesin e çmimit të parë. Përkundrazi donte të justifikonte besimin e trajnerit tek ai, por dhe të tregonte me talentin dhe zërin e tij, se e meritonte plotësisht. Gjithashtu të shpërblehej dhe mbështetja e shokut të tij të ngushtë Xhimit. Njëkohësisht ti vinte krahë për fluturime të reja dashurisë me Mondën. Mendimet ja preu në mes zëri i konferencierit, i cili e ftoi të zërë vënd në skenë. Me hap të shpejtë, por të vendosur, ngjiti shkallët dhe u gjënd në podium. Menjëherë hodhi sytë nga salla.
‘’Ou..çfarë suprize” – mendoi me vete. Me kënaqësi konstatoi se tanimë kishte edhe fansat e tij, të cilët mbanin në duar një banderolë të madhe ku kishin shkruar me gërma të mëdha emrin e tij dhe s’pushonin duke e inkurajuar. Në reshtat e para dalloi Mondën. Sytë i shkëlqenin nga gëzimi kurse fytyra i ndriste. Kjo edhe nga prozhektorët që her’ mbas here drejtoheshin nga ajo. Bile vëmëndjen ja tërhoqi një kameraman, i cili me kamerën në krah u shkëput dhe i vajti shumë afër duke treguar plane nga reagimet e saj.
‘’Pa shiko, shiko – mendoi me vete. Ç’janë këta gazetarë e organizatorë. Po ku e morën vesh xhanëm për marëdhëniet tona ? Sakaq u dëgjua introduksioni dhe drejtuesi i orkestrës, duke kthyer kokën nga ai, i bëri me shënjë të hyjë në këngë. Në sallë kishte rënë një qetësi e plotë. Tomi kapi i sigurtë mikrofonin, si një profesionist i vërtetë dhe nisi të këndojë, duke pasur kujdes në frymëmarjen e rregullt, ku në prova fillimisht kishte shfaqur dobësi por në vazhdim me këmbënguljen e trajnerit, e kish riparuar. Kish mbaruar strofën e parë dhe refrenin kur në sallë u dëgjuan duartrokitjet e para, por ai s’dëgjonte gjë, sikur veshët i kish të mbyllur me pambuk. Ishte përqëndruar i tëri këtu, tek kënga. Kur po i afrohej fundit, zëri i tij melodioz, kishte ngritur peshë gjithë të pranishmit. Duke theksuar vargjet e fundit të refrenit :
‘’Fytyra më qesh si fëmijë,
dashuria ka trokitur në zëmrën time… (këtu me dorën e majtë tregoi zëmrën)….
E pres dhe i uroj: Mirse të vij”….(ndërsa tani dorën e djathtë e drejtoi nga salla duke treguar Mondën).
Menjëherë regjizori i programit u tur në sallë, mori nga dora Mondën dhe e shoqëroi në skenë. Nuk përshkruhen entusiazmi dhe brohoritjet. Fansat e tij, të ngritur në këmbë, përmëndnin vetëm emrin e tij. Por tanimë në këmbë, duke duartrokitur, ishin ngritur dhe antarët e jurisë. Tomi kishte mbetur si i hutuar. Monda e përqafoi. Ai e mbështolli në krahët e tij. Sakaq ndjeu në faqe lotët e saj. Në tabelën elektronike u dukën edhe rezultate e para. Nga juria kishte marë vlerësimin maksimal. Tani pritej, minut mbas minuti, të shfaqeshin dhe pikët e grumbulluara nga telefonatat e spektatorëve. Tomi tani shikimin e kish përqëndruar, jo më tek tabela por, tek trajneri i tij, i cili i ngritur në këmbë priste dhe ai në ankth. Në krahëror ndjente rahjet e zëmrës së Mondës që kishte rënë e tëra në krahët e tij. Papritur trajneri i tij u hodh përpjetë si i marë. Shtyu me zhurmë tutje dhe kariken dhe u ngjit me vrap në podium.
‘’Bravo, bravo more djalë. Më nderove’’-dhe u fut në mes tij dhe Mondës. Duke hapur krahët, i mbështolli të dy si të ishin fëmijtë e tij. Fotoreporterët nuk ndalonin së shkrepuri aparatet, ndërsa koferencieri mundohej me zë të lartë të lexonte nga tabela elektronike listën e klasifikimit me kandidatët e tjerë, sipas rradhës. Skenën e mbuluan ca copa të vogla letrash shumëngjyrëshe që binin si flokë dëbore. Një vajzë e vogël,me një buqetë lulesh të freskëta, u drejtua nga ai. Tomi e mori vogëlushen dhe e ngriti në krahë. Pastaj e uli dhe duke e puthur në faqe i dha, nga tufa, një trëndafil në dorë. Një tjetër ja zgjati Mondës. Pastaj me tufën në dorë u drejtua nga antarët e jurisë duke u dhuruar dhe atyre nga një. Lulet e tjera i hiqte një nga një nga tufa dhe i hidhte në drejtim të sallës, ku fansat e tij s’kishin pushuar për asnjë çast duke brohoritur e ngritur lart banderolën me emrin e tij, së cilës tani i kishin shtuar dhe një zëmër të vizatuar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s