Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

DUKE GËNJYER LIRINË
QË KURRË S’IU BË ROJE

Me ballë të stisur e tru të mykur
Niset e vjen udhëve të sosura
Me këngë zemre kafazeve mbyllur
Dhe zërin e lumenjve që si pi etja

Rrezja e dritës sa një fije e flokut
Mërdhin hukamën pragut të dhëmbëve
Në gojën që guxoi gjuhën ta qet
Duke gënjyer lirinë që kurrë s’iu bë roje

Derën e djegur të mbyllur prej hirit
Buzëve të vatrës e çeli prushi
Shi i gjakosur a gurrë e ujit
Derdhën shpirtin flakëve te oxhaku

Me hijen e vdekjes për mbi krye
Trupin si të mbirë prej dheu
Tru të konservuar e ballë të stisur
Udhën e lirisë mbrapshtë e ktheu

Xixëllonjat shkrepin dritë në sofër
Me mallin e djegur të kohës së shuar
Një rreze drite sa një fije e flokut
E ndez natën bukën për ta gatuar.

 

UDHA UDHËS IA HAP ZEMRËN

Eci i vetmuar me veten time
Udhës i kërkoj të hapë zemrën
Mos të mbetem prapa të tjerëve
Mos ta kem përgjysmë jetën

Pata ëndërruar çelësin e lumturisë
T’ia di gjuhën që ta kuptoj botën
T’i falem mirësisë së dashurisë
Më mirë se gjithçka ta kuptoj vetveten

Gjatë udhës një zë më thërret
Paqtim i shpirtit të dashuruar
Çelës i lidhur me rreze të diellit
Shkrep dritën udhës së vetmuar

Dhe udha udhës ia hap zemrën
Njerëzit t’i lidhë me njeri-tjetrin
Ndonëse duhen shekuj kohë
Për të kapërcyer vetveten.

 

KOSOVA

Tokë e diell e qiell me yje
Hënë e përplasur në zi të natës
Rrënjë pellazgjishte trung iĺire
Vend ku gatuhet kafshata e gojës

Re e ndezur zjarrishtë që djeg
Zanë e malit bukuri që vret
Ate që kafshatën e ngjyen në gjak
Ate që se dëgjon këngën e vet

Vend i dasmave me flamur
Fëmijtë rriten në djep me flatra
Nën hije t’këngës çlodhen trimat

“Me shpatë m’u pre tuj këndue”
Lulkuqet janë dëshmi e plagëve
Këtu vdekja bëhet e pavdekshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s