Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

LODHUR

Më lodhi kjo
fisnikja
jetë!… 
E rebelizmit dhe
të krijimit
gjeta dhe mbeta
shpirtit…?!
Përulur lirikave
nëse luaj
subjektivizmave!
Lodhur
mbi melodramat që
ç’do ditë…!
Po jetojmë.

 

***

Një det mohimesh
shpirti yt
mes ndjenjash
shtrydhur
dhe thellësitë…!
Oqeanike.

 

BRAKTISUR

Dialogut të natës
po lija
dritëhijet, zbërthenin dhe
luhatnin
Hënën, ma zbulojnë.
Situatat…?
Si skutat e netëve
nxitonin
mbi të panjohurën
mendimet
dhunonin dhe mblidheshim
dhe mbillëshin
si farë e shthurur e tokës
së zhuritur
po na linin…! Gjurmët e tyre
kohëve
na zhvishnin, si shpirtrat
e lodhur
në udhëtimet e mundimeve
dhe flladet…?
Nuk i njohëm, as nuk u njomëm
ecnim, ecnim
duke kerkuar braktisjet:
Sërish
na i afruan mes rrahjeve kohore
sa shumë…!
Sa shumë jemi rrahur
mes furtunave
gdhëndur prej dimrave të tyre
shpirtrat
u qëndrojnë… tymosur.
Ashtuna përcjellin
stafetave të tyre mbi zhgënjim
lodhur mos!
Mos m’i dërgo më, o jetë…!
E shitur dhe
shtirur mbi ngatëresa
në pritje
na prijnë dhe devijojnë, si stinët.
Stinët…?
Mes bukurive i kërkoj dhe
të kërkoj
o jetë…, e bukurisë së
humbur!
Aty, na reflektojnë
aromat
e shqisave…, humbur.
Humbur…!
Prej kosmetikës, si diku!
Kur një trup femëror
po zbërthente… jetën…?
E zgjonte dhe
me ty o jetë ndjenjash
të zbërthyera
mes largësive…, pa gjetje
kohe ashtu dhe
vështrimet po i derdh
mbi një këmish
të zbërthyer, ndalja dhe ndaja
jetën.
Një jetë…, vështrimesh
zbeur dhe
zbrazur… pa joshje, pa fllade
freskie:
M’ i rikthe, mbi të pa priturat
i ndjeva
si mbi puthjet e saj
hukatjet
e ngrira dimrave vetëm!…
Na pushtojnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s