Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

DËSHMI POETI

Kurrë s’kam bërë dhelprën e Ezopit,
S’kërkova shkallë për frutin e pjekur
Kam pritur ciklin e stinëve të motit
Një fletë s’këputa nga pema e tjetrit.

Nuk kam nxjerrë gozhdë të ndryshkura,
Nga dërrasat e kalbura nëpër rrënoja
As kam mar erë petaleve të vyshkura,
Korbit s’ja kam rrëzuar djathin nga goja.

S’jam marrë me hijet si nata e zezë,
Se do kisha mbushur rrugët me të vjella
Gjaku do më ishte bërë i gjithi helm
Nuk do t’më hapte derën as e vërteta.

Kam ecur në këmbë, asnjëherë zvarrë
Në hijet e të tjerëve nuk kam shkelur,
Kaq herë jam rrëzuar, edhe jam vrarë
Plagët e mia vet i kam përkëdhelur.

S’jam ruajtur kurrë nga litarët e rrufeve,
Për të puthur diellin i përdora si shkallë
I kam fshirë djersët me shallin e reve
Atje pash nga afër dhe engjëjt e bardhë.

E kam shuar etjen në kroin e djersës,
Fati më vuri në provë që i vogël
Udhët janë shkruar në ditarin e jetës,
Jeta për mua s’ka qenë kurrë lodër.

Kam bërë kaq të mira, e kush ta di,
Nga shpirti im kam dhënë dhe zjarr
Në këtë botë çdo gjë e di vetëm AI
Në tjetrën s’ka nevojë për dëshmitarë.

Miqt i zgjodha më të mirë se veten
Armiqtë, dihen, janë shtuar shumë,
Ky është ligj i kësaj bote të vjetër:
“Kush jep bukë e gjuajnë me gurë!”

Një zog kurrë nuk e kam qëlluar,
Nuk kam ngitur as kurthe, as gracka
Shlodhem kur i shoh duke flutruar,
Adhuroj me shpirt ata që kanë flatra!

Me këto që thashë nuk jam shenjtor
Unë jam i gjallë, por jam edhe poet
Diellin e shpirtit e kam si kurorë
Varka e zemrës ka etje për det.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s