HIRI I ERZENIT (Në vend të një homazhi poetik në kujtim të studiuesit dhe profesorit shqiptaro-amerikan,ish Editor i Diellit, Peter R. Prifti, i cili la amanet që hirin e trupit të tij ta hidhnin në lumin Erzen…) / Poezi nga Namik Selmani

HIRI I ERZENIT

Në vend të një homazhi poetik në kujtim të studiuesit dhe profesorit shqiptaro-amerikan,ish Editor i Diellit, Peter R. Prifti, i cili la amanet që hirin e trupit të tij ta hidhnin në lumin Erzen…

Po derdhet një vazo hiri në Erzenin ku përciellet stinimi.
Pemët e vjeshtës nga vyshkja bëjnë një qilim me gjethe.
Në turravrapin qiellor ringrejmë për ty Monument Nderimi
Rrimë të menduar në arkivat e fletëve pa zverdhje.
E thinjat e tua na i bëjnë sytë kroje me ligjërime
Në duart e tua përkëdhelen ende skeda dhe libra.
Në Filadelfia* mes pengjesh rrëzëllin malli ndër vite
Me peshën e pengut ku rizgjohet fjalëshqipja.
Këu brenga e malli nisnin udhën e pambaruar.
Në këtë arkivol ujor rizgjojnë klithmat e dhimbjet.
Nëse diku ka ende një majë të lartë të ëndërruar.
Do të ishte fjala jote që lëshon shkëndija drite.
I dua mjegullat që bien si re trishtimi mbi Erzen.
E dua pikëlimin e shiut si lot burri i fshehur.
Nga San Diegoja vijnë lulet e fjalëve për çdo brez
Për ty, Profesor, kujtesa rri si një qiri kaherë ndezur.
Valëzon Erzeni brigjeve si një lirikë e shenjtë.
E këngët e pakëndurara përcillen mes elegjive.
Për ty mbetëm duarzgjatur drejt udhëve në jetë.
E ti, si Kalorës i Shqipes kalëron përmes qiejve.

*Filadelfia- Në arkivin e Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” në Filadelfia ndodhet arkivi me 200 dosje i studiuesit Peter Prifti. Ne foto: Peter R. Prifti

 

Nga: Namik  SELMANI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s