Poezi nga Adem Xheladini

Poezi nga Adem Xheladini

 

Atje larg…

Ti sonte fle mbeshtjellë me pelerinë prej yjesh
Hëna shkëlqimin ta vjedh fshehtas nëpër natë
Çastet përballë që me ëndje tenton t’i gërryesh
Në tel violone jeh kënge, më ngjan në serenatë

Ti fle, në grahma puhize në pranverë të parë
Në shtegtimin pafund, kujtimet ç’më shkund
Prapa diellit, kur ike dikur me zemër të vrarë
Në përtejdet, djepit tek mallin andej përkund

Dhe Ti fle, nëpër natë, se gjumi të bën mirë
Mbi flokun grunajë vere, të shtruar nënkresë
Qerpikun përmbi faqe me të vetmen dëshirë
Për një shteg drite, mëngjesin nëpër shpresë

Digjet mali, dëshirash në flakë, qan me dënesë
Mallet mbetën, palosur në sirtar ëndrrash me avaz
Të nesërmen presin, të duket livadhit në vesë

Një derë mbeti, kyçur me dry kujtimesh nëpër botë
Një trëndafili u tha në petale, tek lulet nën pullaz
Një gotë përmbysur, me pikëfund thyer copë-copë!

 

***

Kushedi,
Sa herë jam zhytur
këtij Lumi shikimesh,
shtegtar udhe pambarim
Kushedi, 
Sa herë agimesh gdhirë,
notova pafundësisht,
gjer në amshim
Kushedi,
Sa herë jam lutur,
të jem pranë aty,
n’përgjërim
Kushedi,
Sa herë sodis, papra
balluket shtruar,
mbi ballë lëshuar
Kushedi,
Sa herë jam tretur,
n’atë pikë ,
vendosur mbi buzë
Kushedi,
Sa herë kjo bardhësi,
m’u shndërrua në muzë,
Përballë në gotë vere,
Kushedi,
Sa herë vërdallë, po pret,
t’më përpijë
Kushedi,
Sa herë në buzë u tret,
në buzëqeshje…
Kushedi,
Sa herë një ëndërr,
në qiell u ngrit,
mbi yje më ndrit,
Dhe…,
u shndërrua në mallë,
Kushedi,
Sa herë, ëndrra
u kallë, vallë?!
Eh, kushedi!!!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s