Poezi nga Bilall M. Maliqi

Poezi nga Bilall M. Maliqi

 

O YLLI NDRIÇUES

Je më e mira në botë
E imja bukuroshe,
Si një engjëllushë
E sy kaltëroshe!

O ylli ndriçues
Më fal një përqafim,
Ky është më i madhi
I gjyshit gëzim!

Saherë që zgjohesh
Nga gjumi e gëzuar,
Buzëqeshja jote
Është e praruar!

Pastaj fluturimthi
Më puthë në dy faqe,
E bukura e gjyshit
Si lule manushaqe!

 

DËSHIRAT E VOGËLUSHES

Shiu bie mbi kodrina
Kudo lagë pyje,
Dëshirat vogëlushes
Ia lidh nyje!

Ajo don ta shoh
Siç vizatohet ylberi,
Mandej e gëzuar
Të hajë kokrra sheqeri!

Shiu ngadalë bie
Pa erë e pa fortunë,
Papritmas sytë e saj
Duke shkrepur e zunë!

Një çast i lumi diell
E ndali shiun veror,
Ylberi i gëzuar
U vizatua si me dorë!

 

FËMIJA E DON LOJËN

Fëmija e don lojën
Me shumë lodra,
Gëzimi i tij
Matet me kodra!

Merr një lodër
Luan me tjetër,
Me atë kamion atje
Fare të vjetër!

Me lodra nëpër duar
E zë gjumi lehtë,
Ëndrra e parë
Seç e bën mbret!

Kur e zgjon mëngjesi
Nga gjumi i natës,
Bëhet si kalorës
Me tehin e shpatës!

I hip asaj veture
Tek rrin e parkuar,
Të shkoj te gjyshi
Për ta përqafuar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s