Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

KLITHMË

Nuk kam dert pse zëri im është i mekur,
as pse humbet në këtë mjegullinë!
Hall e dert kam pse zëri Yt është i heshtur
dhe darovitet honeve me hingëllimë!

Atdhe të pikturuam me më të shtrenjtën ngjyrë,
të zezën nuk e desha në petkun Tënd të ri!
Në ekspoziturën e mendësisë,
Narcisi mes lakmisë dhe famës,
përzgjedh mynxyrën
për kreaturën e tij!

Unë prapë vazhdoj me zërin tim,
dhe nuk dua të mbetët i heshtur!
Klithma ime dua të shndërrohet në oshtimë,
për veshin Tënd të fjetur!

 

LUTJA E TË DOBËTIT!

E luta kohën
të ma fal durimin,
t’i numëroj secilit vit gjurmët
e muranave, t’ua lexoj kujtimet!

E luta edhe Diellin,
për pak më shumë ngrohtësi,
për nënat tona kërrusur shtigjeve,
duke i lidhur plagët e atdheut!

E luta…po cilin nuk e luta…!
…e luta dreqin e të birin
deri sa kuptova
se lutja është arma e të ligut!?

Dikur kam menduar se;
sofra e Lirisë është
sofra e vëllazërisë,
hise për secilin anëtar familje!

Tani kjo kohë,
sa ndryshon nga Guarnika
për ne bijtë e Shekullit të Ri!?
Është kohë tjetër!
Por është identike me kohën
që krijon e nuk shemb idhuj në vepër!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s