SI TË MOS E THEMI NJË FJALË ( Për Havzi Nelën) / Poezi nga Faruk Myrtaj

Poezi nga Faruk Myrtaj

 

SI TË MOS E THEMI NJË FJALË

S’mund të mos e themi një Fjalë,

Secili prej nesh, që jetuam ato vite

dhe s’mundëm ta themi një Fjalë për Lirinë…

Si prindër, si burra, si Njerëz

Në mos si radhitës së shkronjave në fjalët e nënshtruara…

Heshtur mbetëm, si anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve

e patëm më lehtë të ndërronim emrin e Partise, ta mbyllnim krejt Lidhjen,

se sa të kërkonim Ndjesë atyre që folën edhe në kulmin e epërm të trekëndëshit…

Edhe emrin e sistemit, e ndryshuam si këmbim dinjiteti në natyrë

për të mos kërkuar ndjesë për Havziun,

ne, që as per Trifon Xhagjikën nuk Folëm…

Nuk u bëmë dot Fëmija i Andersenit,

të ngrinim zërin: Mbreti është pa rroba!

“Atdheu eshte lakuriq!”, tha, në gjyqin pa ministri drejtësie

Xhagjika, vëllai më në jug i Havzi Nelës që kthehej i lodhur nga puna e detyruar,

dhe lante veglat e punës, si nderim për djersën e Njeriut…

Pastaj hiqej mënjanë nesh, që mbase I jepnim të drejtë, por heshtnim.

Dhe shkruante Havzi Nela variantin verior të lirisë së Poetëve të Librazhdit…

Nuk folëm as për Vilsonin dhe Genc Lekën,

As ne që mbushnim gazetat me slogane dhe kërkonim çmime prej Republikës

Që, po ato kohë, nënshkruante mos-Jetën e Poetëve që Folën për Lirinë e Fjalës…

Sot e kësaj dite heshtim, Mjeshtra të Mëdhenj, Ndere të Humbur të Fjalës së Lirë…

Mezi presim të vdesim pa folur, nderuar prej inercisë së turmës së heshtjes dikur…

Ps. Është paraqitja në librin “…për Havzi Nelën”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s