VEÇ SE… PAK KËRKONTE / Tregim nga Edmond Llaçi

VEÇ SE… PAK KËRKONTE

 

Tregim nga Edmond Llaçi

Me atë temporitmin e përhershëm të lëvizjeve trupore të tij të ngadalësuara, tërhoqi me majat e gishtrinjve disi mbi gjunjë pantallonat, dhe duke u ulur u mbështet në shpinoren e karikes. Pasi u bind se zuri vend mirë, bastunin që nuk e ndante as edhe një herë prej vetes e vendosi midis këmbëve. Edhe shikimin që hodhi përreth, mes asaj ngadalësie e zhvilloi. Pas të gjithave tek ai u ndje hapur indiferentizmi i tij ndaj gjithçkaje që po kryhej aty. Lëvizjet e njerëzve ku më të shumtit ishin të rinjtë, muzika rritmike dhe zhurma e mjeteve tek kalonin në rrugë nuk e shqetësonin fare. Me gjithëse qe mbështetur krejtësisht me shpinë e të ndënjura në atë karike të bollëshme, ende i ndjehej kërrusja e përherëshme e trupit. Edhe në qoftë se do të deshte të shihte ose të komunikonte me tjetrin të ndodhur diku pranë tij, me dy gjysma lëvizjesh si fillim të kokës pastaj të syve, do të mundohej të hynte në lidhje me të. Në atë moment lëvizja e tij e rradhës ishte paketa e cigareve me çakmakun të cilat i vendosi mbi tavolinë.  Mes atij rritmi do të shkonte deri në ndezjen e cigares duke kryer thithje të lehta. Edhe tymi tek po vërtitej rreth fytyrës së tij, ishte i ngadaltë duke u shfaqur në disa fjolla të lehta të bardha. Në atë pritje ose më saktë përhumbje gati të pa kuptimtë nuk ndjeu praninë e kamarjeres, veçse  ato dy këmbët e saj aty përpara e bërën të reagonte. Tek po ngrinte kokën, me shikimin gati të turbullt u përpoq të komunikonte me të, por u step. Një dritë e bukur u shfaq në fytyrën e tij. Ajo lloj tronditje që pësoi kishte kohë që nuk ekzistonte tek ai. Me një lëkundje të lehtë të dorës  i kërkoi asaj ti afrohej më pranë. Mes kërkesës në tone të ulëta e të copëtuar midis dhëmbëve për kafen tradicionale dhe gotën rrakisë, në atë afëri trupore me të, ndjeu aromën e saj femërore. U përpoq të përqëndronte shikimin tek ajo por nuk mundi. Në fytyrën e tij lëvizje të lehta po i shfaqeshin. Në sytë, në cepat e buzëve të mbërthyera fortë e deri në lëkundje të lehta të kokës si për të krijuar drejtpeshimin e ndjesive që po  zhvilloheshin  brenda tij. Kamarierja, ajo bukuroshe e cila tronditi, ose i dha një ndjesi më të bukur të jetës atë mëngjes, ku të paktën nga jashtë ashtu mund të kuptohej, po i qëndronte ende përballë dhe pa i shpjeguar se çfarë i kishte ndodhur, i fshiu hirin e bardhë të cigares të rënë mbi pantallona. Ndërsa reagimi i tij i pa ndërprerë ishte veçse përqëndrimi mbi atë fytyrë. Do të ishte zëri i saj që do ta “zgjonte” tek ja miratoi kërkesën. Ai e shkëputi shikimin prej saj dhe në formë instiktive, të tipit që konsumon duhan, u përpoq të kryente atë veprim të përhershëm. Por cigarja i ishte fikur. Duke e kuptuar se nuk kishte se çfarë të kryente më pasi edhe ajo kishte ikur, zuri pozicionin e përhershëm, kërusjen e trupit.

Përsëri do të ishte prania e saj që do ta sillte në kohë atë njeri. E mbështeti ndjenjën e tij mbi atë fytyrë dhe nuk u përpoq ta largonte prej andej, ndërsa ajo pasi sistemoi mbi tavolinë rrakinë, kafen, tavllën dhe paketën me çakmak hodhi shikimin e saj mbi të. Pas buzëqeshjes  dhe të atij urimi të përhershëm karshi klientit për ta shijuar atë moment, u largua.

Duke konsumuar kafen dhe rrakinë mendoi se e teproi. U përpoq të ndiste cigaren por nuk mundi. Me një lëvizje dore e thërriti kamarjeren. Pasi mbështeti mirë skajin tjetër të bastunit në trotuar, dhe duke i dhënë forcë trupit për tu çuar i kërkoi ndihmë. E mbështeti dorën mbi pëllëmbën e saj me dëshirën për ta mbajtur sa më shumë, sa më shumë. Kamarierja në përpjekjen e saj për tu shkëputur, ndjeu zërin e tij në të shuar ti kërkonte, t’ja mbante edhe pak dorën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s