Poezi nga Përparim Dida

Posted on August 19, 2019

0


Poezi nga Përparim Dida

 

Vargêzo bukur e me mênçuri

Shkruan varg dhe ai pa ndjenjê,
njê varg tê xhveshur si rapsodi.
Aq sa edhe nê hale vargje pjellê,
merr njêmijê like e varg komenti.

Shkruante rapsodi Haziz Ndreu,
po mênçuria e fjalês i kishte lezet..
Nê odat dibrane ai ishte mentari,
njihte 9 malet, 3 oxhaqet e 7 teqet.

Si Osman Taka nê valle dibrane,
i la gjurmêt e tija nê artin dibran.
Duhet gen poeti tê shkruash vargje,
t’recitosh bukur, t’kêrcesh si dardan.

Se nê pa ndjenjê gjithkush rimon.
me llapê tê vogêl, me llap tê madhe.
Ba,ba,ma,ma dhe fêmija belbêzon.
poezi si themi, por belbêzim foshnje.

 

Dashuri nê muzgje gri…!

Nê perêndime kaltêrsitê veniten,
kthehen befas nê humbêtirê gri.
Toka e etur mezi e pret mbrêmjen,
mezi presim ne,tê etur pêr dashuri.

Mbytemi ne, nê harresên krejt gri,
tuj u puth fort, mbyllim sy dhe vesh,
Dhe hedhim brengat e njê dite gushti,
tê flenê njê natê me leshterik detesh.

Nê perêndim i shuajti prushin dielli ,
ndezêm ne zjarr puthjesh n`muzgje gri
Leshterikêt nê brigje janê dêshmitari,
i njê dashurie nê humbêtirên e detit gri.

 

Ngjize vargun !

Ma ngjiz vargun e ma vesh me metafor,
Krihja baluket me ato tê hollat pasthirma,
Epitetet varg qafe ti vezullojnê si meteor,
Vishe me vellon e bardhê ti ndrijê nusêria.

Atêhere kam me thênê, Tê lumt pena poet !

 

Posted in: POEZI