Cikël poetik nga Agim DESKU
 
 
MUZA E VARGUT TIM
 
Sa larg detit e tokës rri
N’vargun tim vie
bashkë me dritën e diellit
 
Shtatë pash nën dhe i palon bajlozët e detit
Nuk e le Ajkunën vetëm nepër betejat e lavdisë
 
I kam puth fort ëndrrat
për ty
Zog shtegëtar i çdo stine u bëra
Të fluturojmë sebashku me fluturat
Pak verë të pimë n’Kopshtin e Edenit
 
Të dielën dua t’rrëfehem
Para dy luleve më të dashura t’mia
Trëndafilit dhe Orhidesë
 
Kam ba be n’dashni t’Evës dhe n’atdhe
Për Shqipni sërish t’bëhem Promethe
 
Nuk është larg nga jeta
Muza ime jeton n’secilën fjalë
Kur nga shpirti ti Eva ma fal
 
Kam ba be t’rrefehem edhe n’dritë të diellit
Në u shkrifsha n’qiri t’Naimit
 
Do pyes muzën
Si është me mirë të shkruaj
Ato fjalë kur m’i thot zemra
Janë nga shpirti për ty Shqipni
 
Nën Titanik ato t’artat
i nxjerri për ty dashni
 
 
 
NˊSYTË E TU TAKOVA DIELLIN
 
N’jetë
Takova lloj-lloj sysh
Sy ciklopi
Sy bajlozësh
Sy demonësh
Sy djajësh
Dhe n’sytë e tu
Ndalova Eva
Mora pak dritë
Dielli
U shndërrova n’pranverë
T’bëhem aromë trëndafili
Lumë i bashkimit me vëllain
T’jetojmë në t’vetmën Shqipni
T’Fishtës
Ku bukës i thonë bukë
E ujit ujë
Sot më shumë se kurrë
E dua Seremben dhe Lasgushin
Jetojnë dhe s’vdesin dashnitë e tyre
Ah det i tyre u bëfsha
Një varg i ëmbël venedikian
Që mund çdo heshtje
Dhe shëron plagë shpirti
Në yje
Janë shndërru sytë e tu
Eva
Me shpejt ngrohen lulet
Shi bie pa stuhi të dhembjeve
Buzëqeshje tërë botës i fal
Mua më le t’i pikturoj
Sytë e diellit
I vetmi piktor i Mona Lizës
Që t’i bashkon krahët
Në sy të bukur t’shqiponjes
Ah Eva sa herë m’u shndërrova
Në Ajkunë
E mua më bëre rebel
Të pi vetëm gji zanash
T’i mundi secilin bajloz
Ta shoh Shqipninë e lirë
Me tokë e shpirt t’bshkuar
 
 
 
YJET
 
Më ngjajnë në fjalët që s’kanë vdekje
Një jetë e bëmë t’bashkuar
Ashtu siç e duam Shqipninë
 
Me yjet
i mbijetuam ferrët e
përandorive
Edhe kur s’kishim diell
Ne u bëmë vetë drita e tij
 
Në jetë përpos yjeve dhe diellit
Asgjë s’ka të vërtetë
 
Dikur ishte fjala që jetohej dhe vdisej për të
 
Sot vetëm përmes yjeve
e di ç’është dashnia
Si e dua atdhen
Dhe çfarë duhet t’jetë Shqipnia
 
 
 
LUTJE PËR AMAZONËN
 
Me gjuhën time t’frymës që fluturat ma marrin
Sot shi bëhem n’malin e dashurive venedikiane
 
Sa thellë është pafuqia titanikiane
Mbi dritën e diellit shndërrohem në lutje petëndish
Si ta ndaloj kolonën e refugjatëve drejt vdekjes
Me Papën përkulemi nga ballkoni i shejtërisë se Vatikanit
 
Unë bëra dy lutje amazonësh
Për shtetin tim t’Republikës se Kosovës
Shqip u luta n’Vatikan si n’Washington e Paris
 
S’kam për të derdhur lot kurrë ma
Mali i Amazonës ngjanë me fisin tim
Ende i kërkoj zanat nëpër malin e hyjnive
që flasin shqip
 
Të ngritëm mbi ozonin që ka mbet peng shiu
T’i mallkoj secilën fytyrë tradhtarësh
Që ecin pa pengesa dhe ndalojn freskinë e luleve
 
Sa më dhemb nëse i mallkoj të dashurit e mi
Përse nuk ju besojnë thatësirave t’verës
 
Nëse i nemi udhët e djajve
Hapi krahet dhe më përqafo dashnia ime
S’kam asnjë në jetë përpos teje dhe dritës se diellit
 
 
 
ËSHTË MIRË MË KANË BURRË
-Sot në ditëlindjen time
 
Më besue se jam burrë është mirë
Pa kthye kokën prapa atdheut t’mërguar
Syve ju them t’jetojnë me të bukurën e burrënisë
Edhe nëse zjarrët djegin kohën time
t’dashnisë
 
Sot në ditëlindje të kësaj dite të bardhë
Dua t’i takoj secilës fjalë të bukur nëse vie nga Ozoni a Olimpi
 
Me dritën e diellit e kam mendue ta ndaj sebashku lirinë e fjalës
 
Tërë ditën dua t’i shëroj dhembjet e dashurive titanikiane
Edhe nëse për mua është zgjedhur t’jetoj nën Titanikun kryeneq
 
Është mirë sot m’i harrue mëkatarët që vjedhin dashuritë e Evës
Por cili shpirt i shejtë i harron plagët e krahëve të thyer t’pëllumbave t’mi
 
Sot më shumë se kurrë dua t’flas me ty imzot
Më fal vetëm njëherë n’jetë uratën
Si të mësoj mjeshtërinë e shpatës o Gjergj
 
Heu bre burrë
sot dua t’shkruaj vargun më hyjnor për diellin
Të jetoj i lirë legjendave
që krijoj fisi im nepër betejat e lavdisë
 
Plas o varg se sot nuk jam i krisuri
i dashurive donzhuane
 
Sot nëse jam burrë
dua t’eci n’dritën e Homerit
T’i rikujtoj takimet mbresëlënëse
t’Romeut dhe t’Zhulitës
 
Del o varg nga shpirti i heronjve
dhe bëhu lufta dhe vargu im i fjalës se shejtë
O vdis si palaço n’zjarrët e mallkimit
 
Sot s’di që ka vdekje më t’madhe se kur fjala t’vdes
 
 
 
POEZI E JETËS
 
N’varg t’jetës të mbaj t’gjallë
Si fjalë t’shejtë e jo si përrallë
Për sytë e tu diellit peng i rri
Bota me lule të takon vetëm ty
 
N’ditëlindjen tënde t’kujtoj për hyjni pellazge
N’muzë m’je shndërrue t’shkruj varg t’ri
Një vit t’prita të ngriti gotën e dollisë
 
E mërzitshme është jeta
nëse kurrë s’je provue n’burrëni t’shqipeve
Edhe atëherë kur ke sakrifikue dashninë
për atdheun e zënë peng ferri
 
Ti dhe vetëm ti poezia ime hyjnore
Më rri n’besë dhe n’gjuhë zanash
Me ty i nisa betejat
për t’bukurat e detit dhe t’tokës
 
Ndalova vdekjen e tokës se shitur
nga demonët e mi
Pranova n’dyluftim t’i mbetëm shekujve
Sërish t’rilindin Promefe trojet e mia
 
Poezi do t’ndaloj më 19 gusht 2019
N’këtë ditë rikujtoj besën kur shqipet falin
Fjalën e shejtë zanat e kanë rujtë
nepër vargun tënd poezi
 
Zjarrët le të ndezen sërish
nëse njeri nga ne bëhemi tradhtar i jetës
Fluturat s’do na falin për trëndafilat e vyshkur
Ah përse të mungon etja për shiun e luleve
 
N’këtë ditë flaka e diellit m’i forcon fjalët e zemrës
Ato për të cilat çdo çast t’jetës vdes ngapak për ty poezi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,961 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List