Poezi nga Anila Karapidou
Muri i kohës
Me mollëza me thonj, gërvisht murin e kohës,
Në tullat sirtarë, të vjetrat kujtime ruajtur.
Pluhurin e verdhë ajrit shpërndarë,
Në një vazo kristali mbledhur si relikë e fatit.
Penën e marr lehtas në pluhur e ngjyej,
Formoj, gërma, fjalë, thur historinë e shkuar.
Se pa histori jeta është e humbur,
Eshtë dru i djegur oxhakut, hi vatrës i shuar.
Muri i kohës i lodhur, gërryer nga stuhitë,
Me plagët thellë trupit, jetës i bën ballë.
Diku mbi të varur një orë e rëndë e brishtë,
Me tiktakun e trokut (të saj)të cjerrë, sakate calë-calë.
Me thonjtë gërvisht murin dhe kockat më thërrmohen,
Truri i lodhur vazhdon rrëmon labirinthet,
Mbi murin e kohës ato caste që s’harrohen,
Në tullat sirtarë ruajtur ndjenjën, sërisht të përsëritet.




























Leave a Reply