E DIELË, PA TY / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

E DIELË, PA TY

Mëngjesi më operoi mallin
përdori si bisturi rrezen e parë të diellit
vetmia zëvendësoi kirurgun,
duke më shkelë syrin m’a qepi lëkurën
me sqepin e verdhë të mëllenjës.

Të them gjithçka si t’më dalë narkoza,
tani jam në ëndërr:
“ Jam pacient i urtë kur të kam ty pranë”.
Ti nuk m’a vë veshin
teksa qëron mollën me thoin e gishtit të vogël
të cilën pastaj nisim ta hamë
unë kafshoj në jug, ti nga veriu
takohemi kur mbarojmë frutin;
buzët na njoftojnë.

Brenda në dhomë është e dielë,
jashtë ditë pa rëndësi.
sytë e mi ndërrojnë çarçafë
që kurrë s’i kemi përdorur,
ti shtrihesh e fle.

Fjala bën profeci
sa herë e përdor vështrimin për të sjellë këtu ty,
bëjmë dashuri si lulkuqja me majin
e shtrenjta ime
pa qënë pranë e pranë!

Tashmë jemi rritur,
kemi mësuar t’a presim pranverën
të mos e kemi zili bregun
tek përkdhelet me valët.

Ka një vit që fle në vështrimin tim
e shtrenjtë,
si fle vera në shishen shtrirë
për t’u bërë më e mirë
një vit të pres e përcjell si pret e përcjell
bregu dallgët, kur hëna është e ngrënë.

Sa vite ka që i japim dashurisë leksione si të durojë?
Shumë, aq sa e kemi bindur të mos hezitojë
kur takon një zemër të ftohur ta ngrohë
kur gjen një pemë të tharë ta gjelbërojë,
sepse vetëm kështu e shtrenjtë
dashuria bën dashurinë
dhe kur nuk është koha e saj.

Petrit Sulaj
30.11. 2014. E dielë.
Shkëputur nga libri – OAZET LUAJNË POKER

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s