Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1855-1909) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Innokentij Annjenskij

Kalendari poetik: Innokentij Fjodoroviç Anjenskij (1855-1909)

Sot kalendari shënon më 1 shtator datën e lindjes për Innokentij Anjenskij, poet, kritik letrar dhe përkthyes, një nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit rus; shpesh krahasohet me ”poetët e mallkuar” francezë, si Bodler apo Verlen; poezia e tij ndikoi fuqishëm në brezin pasardhës të simbolizmit rus si Anna Ahmatova, Ivan Gumiljov, Osip Mandelshtam etj. Qe drejtor i gjimnazit në Carskoje Sjello ku pat studiuar edhe Ahmatova që e kujtonte si “mësuesi im i vetëm”. Ju uroj shtator të mbarë, me poezinë e tij “Shtatori”:

SHTATOR (Сентябрь)

Zverdhëllojnë, por si të fishkura kopshtijet,
Ënjtur, skuqur lehtë si nga ndonjë lëngatë
Dhe dielli lëshon ndonjë rreze të vakët,
Që pafuqishëm bie mbi frutat plot shije.

Shtruar shkel e shko, qilim i butë, i verdhë,
Dhe rrena e njohur e të fundmit takim,
Mbushur me pellgje parku i shkretë që nxin,
Bër’ gati për mundimet, që thuajse erdhën…

Por zemra mahnitet veç nga bukuri e shkuar,
Ajo ka fuqi ta magjepsë dhe ta dehë;
Dhe ata që shijuan zambakët njëherë,
Kundërmim i vjeshtës i lë të turbulluar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s