Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eduardo Galeano

Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015)

3 shtatori është data e lindjes së Eduardo Galeano-s, shkrimtar, gazetar, eseist dhe poet uruguajan. Një nga personalitetet më të vlerësuar në letërsinë amerikano-latine. Prejardhja e tij ndahet ndërmjet Uellsit, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë. Karrierën si gazetar e filloi në gazetën Marcha, me të cilën bashkëpunonin pena të shquara si psh., Mario Vargas Llosa, Mario Benedetti, etj. Pas grushtit të shtetit në vitin ’73 e arrestuan, por mundi të arratisej dhe u vendos në Argjentinë. Pas grushtit të shtetit në Argjentinë u detyrua të arratisej sërish, sepse e kishte emrin në listat e skuadroneve të vdekjes dhe shkoi në Spanjë. Në vitin 1985 u rikthye në atdhe ku jetoi deri në fund. Librat e tij janë përkthyer në mbi 20 gjuhë; kam edhe une disa poezi prej tij; ja njëra prej tyre:

SISTEMI

Nëpunësit s’bëjnë asnjë punë.
Politikanët flasin por gjë nuk thonë.
Zgjedhësit votojnë por nuk zgjedhin.
Mjetet e informimit nuk informojnë.
Qendrat mësimore të mësojnë të mos mësosh.
Gjykatësit dënojnë viktimat.
Ushtarakët në luftë me bashkëatdhetarët.
Policët nuk luftojnë krimin sepse janë tepër të zënë
për t’i kryer krimet.
Ndërmarrjet e falimentuara shtetëzohen, ato që ecin mirë privatizohen.
Më liri ka paraja se njerëzit.
Njerëzit janë në shërbim të sendeve.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s