Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

Vota!

Ulur jam
mbi një re të butë
në qiellin e shtatorit gri.
Kufi nuk shoh,
as ku fillon ti vend ku rroj,
as ku mbaron ti dhe,
që më s’ më ke në gji.

Dhe dielli i njëjtë,
ngroh kahet e detit, pa bezdi.
E njëjta hënë,
që dhe kur s’ shoh,
besnike rri!

Ndryshon vec robi,
që për pak pare, shet votën e vet,
gurë,  që jo larg,
do bien prap mbi kry të vet

Sa keq që ulur nuk qëndroni,
mbi renë e butë, të këtij shtatori…
fort të grijtë,
të mos dalloni,
as diferencën e diellit, t’hënës
e as kufijt…

Populli im! Merr frymë thellë, ngrihu dhe shkunde pluhurin tënd,
mos u robno!
as mos e shit, kurrë vendin tënd !

 

Avash…, dheun!

Dheun, shkele më ngadalë, o njeri !
Thembrën që shkel trëndelina
maja e gishtave, 
kur milingonën barrërëndë…
gjallë varros, në dhe të zi…

Kujdes me tokën o njeri!
S’ është piedestal
e as e jotja pronësi,
është banesa, ku gjatë do flemë unë edhe ti!

Ajo tren mban, autobuzë e karavan,
por peshë e lotit të pafajshëm,
në mes e çan!

Avash dheun! O njeri!
Hapin hidhe më të matur,
hiq këpucën mëkatare,
që bleke me pare shumë…
tokën, shkel me dhembshuri!

Ndjeja dhimbjen, atij loti,
shkak, ecja n’ pakujdesi…
Tek gjëmon sa trembet Zoti …
Faqen lag, buzën që dridhet
e struket n’ gji!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,961 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List