Poezi nga Sahit F. Osmani

 

I FLAS SI NJERI

S’dua ta krahasoj me kafshën
Po formën e tillë e ka
Vizion ndoshta i paqartë
Ndoshta mendim i verbër
percepton keq
Por realitetin kështu e ndjej

E shoh në tokë ecim bashkë
Udhës së njëjtë
Nuk e di nëse ai është kafsha
Apo unë jam vetë

I flas si njeri
Ai me brirë më vret.

 

MË MUNGONTE GUXIMI

Si dikur dua që të bie pas teje
Sa larg na ka ndarë koha e vendi
Ti më shfaqesh në pafuñdësinë e jetës
E unë gërmoj kot nê vetveten time

Ti rend lart kaltërsive të qiellit
Atje ku ajri është i kulluar
Ndonëse në tokë shkelim të dy bashk
Largësia na ndan edhe në ëndërr

Zemra përkulet me peshën e dhimbjes
Troket si dikur në gjoksin tënd
Pendimi s’kthehet nuk e hap derën
E pambërritur mbetesh por jo në harresë

Përpiqem në kërkimin e vetvetes
Përbrenda më djeg zjarthshëm gabimi
E kuptoj nga keqardhja ti më pëshpërit tinëz
S’e mua më mungonte guximi.

 

GJITHÇKA KA MBETUR NË PERGAMENIN 
E MENDJES

Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Gjuha e bukur me valëzimin e përsosur
Lakimi i tingullit të zërit në lakoren e saj
Që joshte veshin për ta dëgjuar

Lajkat e miklimet me përqeshje të zezë
Dinakrisht intrigonin shkëlqimin e bukurisë
Fytyrës diellore i mvishnin brymê
Ta paraqisnin moralin e tyre të rremë

Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Dredhimi i tingullit të zërit pèr bukurinë e fjalés
Verbimi i ngjyrave pēr shkëlqimin e dritës
Fshirja e kujtesës në shportën e Kutisë së
Zezë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,961 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List