Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Më dhemb ikja
e shtergut të fundit të verës
tek zvarritet në vetminë time.
Më dhemb edhe kjo zbrazëti,
që përpin përfundi
imazhin tënd të njollosur.
Tani as dashuria ime, as lëndimi jot,
nuk mundin ta zbardhin më…
Ulur buzë Jonit,
kujtohem se nuk është më i joni
malli dhe padurimi i takimit!

Prag ëndrra e re,
ka hapur krahët si nosit
mbi vetminë time.
Në sqep një fjongo të kaltër mban,
dashurinë të ma sjellë
dashurinë të ma marrë.
E unë,
me sytë drejt qiellit nuk di,
më dhemb ti që të përcolla
apo më gëzon ai që erdhi!
Në vetminë e kësaj nate,
më ngërthehen mendimet,
si kaçurrelat e para të foshnjave
kur plaçentën me jastëkun ndërrojnë!
E nuk di më dhemb apo më gëzon…

 

***

Të rikthehesh tek ti
grabofç që të sillesh ngado…
të mbyt me gabardinën tënde të ftohtë.

Të rikthehesh mbi ty
të qëmtosh yjësinë e zhdukur
në grehullin e kujtesës.

Të rikthehesh për ty
gremë ëmbëlsie që josh
ditëve të rraskapitura…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s