Kalendari poetik: François-René de Chateaubriand (1768-1848) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

François-René de Chateaubriand

Kalendari poetik: François-René de Chateaubriand (1768-1848)

Si sot më 4 shtator, 251 vite më parë, u lind viskonti François-René de Chateaubriand, në një familje fisnike në Saint Malo. Shkrimtar dhe poet, kritika e mban si themeluesin e Romantizmit letrar frëng. Njëherësh qe dhe diplomat dhe politikan (ministër i jashtëm 1821-1824). Për t’i shpëtuar terrorit gjakatar të revolucionit të 1789-ës, në vitin 1791 u largua drejt Amerikës, një vit përshkoi pyjet e Amerikës së Veriut dhe jetoi mes vendasve. Pati rast të takohej dhe me George Washington-in. U kthye në vitin 1792 me ushtrinë e mërgimtarëve, por në shtator të atij viti u plagos, hoqi dorë nga lufta dhe u vendos në Angli; shumë prej të afërmve të tij iu pre koka prej ithtarëve të Robespierit. Pas vitit 1803 u afrua me Napoleon Bonapart-in…por më mirë lexoni këtë shqipërim timin:

MBRËMJE NË BREGDET

Pyll i dendur, sirenat lakuriqe,
Kobzeza, në mjegull ngatrrojnë hijet.
Plot shkëlqim në zenit të kaltëruar
Shihet të çajë një yll i vetmuar.

Në det, nga perëndimi, pak më larg,
Një shkëmb i nënujshëm çfaqet nga pak,
Ndërsa në veri, mbi detin e qetë,
Pluskon një mjegull si e kuqërremtë.

Malet ngjyhen me kuqëlim të gjallë;
Er’ e mbrëmjes fashitet dalngadalë;
Dhe valët njëra tjetrën duke ndjekur,
Ëmbëlsisht shuhen me të mbrritur bregun.

Gjithçka dashuri, madhështi, mistike;
Dhe natyra sa zjarr i ditës fiket,
Me malet, pyjet e saj madhështorë,
Sipas rendit të përjetshëm, hyjnor,

Sikur ngre një tempull hijerëndë, solemn,
Ku çdo bukuri e lashtë shkëlqen,
Është faltorja ku hyn Zoti vetë
Dhe vjen mbuluar nga nata e shenjtë;

Por atje lart, kupol’ e madhërishme,
Me arte hyjnore, gjithçka e hijshme,
Nis vizaton për ne një lloj pikture
Me agim, ylber e lloj lloj lule.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s