Kalendari poetik: Boris Ryzhij (1974-2001) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Boris Ryzhij

Kalendari poetik: Boris Ryzhij (1974-2001)

Më 8 shtator është data e lindjes së poetit rus Boris Ryzhij, që kreu vetvrasje pa mbushur 27 vjeçët. Pati studiuar për gjeologji dhe gjeofizikë bërthamore dhe pati botuar mjaft artikuj mbi tema të tilla nëpër revistat shkencore. Pas vetvrasjes në vitin 2001 filloi të vlerësohej si njëri nga poetët e shquar rusë si dhe të përkthehej jashtë shtetit. Ja një nga poezitë e tij:

PIONIERI HERO NË MERMER
(Жëлтый мрамор — герой-пионер)

Mermer i verdhë pionieri hero
dhe rri gatitu me buri në gojë,
në një park të shëmtuar në shtator
mbushur me gjethe të thara kudo.
Dhe mu si në ëndërr vazhdoj të shëtis,
S’më ngjan e vërtetë, si të jem ndër ëndrra.
Dhe kjo aspak s’më këndell, ndjej neveri.
Kohë gjaku, tiranësh që shisnin dëngla.

O zot i madh, gjithandej shkretëtirë.
Më bëjnë për të vjellë këto neone.
Çka të them or mik, si për lamtumirë,
E ç’mund të thotë poet i shkretë sonte?
Heq me dorë dhe shkërmoq një gjethe plepi
Nga ajo fytyrë pa shprehje gjëkund:
-U lodhëm, eja pra, ikim së këtejmi;
Dhe ti luaj rolin tënd deri në fund.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s