Poezi nga Anila Karapidou
 
 
Me sytë e hënës pashë gjithë botën
 
Mbrëmjes nuk fjeta në shtëpin time,
As përmbi shtrat të butë, të shtruar.
Fjeta mbi hënë në galaksi,
Yjet gjithë natën duke vështruar.
 
Nuk ishte natë, ish dritë e artë,
Qiellit ndriconte, formonte hartë.
Formonte shtete, dete, lugina,
Pash dhe rrënoja, pash dhe thëngjilla.
 
Me sytë e yjeve, sodita botën,
Gjumi s’më merrte, shumë u lëndova.
Pashë shumë fëmijë të mbytur detit,
Pash fëmijë të lumturuar që librat preknin.
 
Njerëz të lodhur, sa shumë që pashë,
Njerëzit fisnik ishin të paktë.
Pash pushtetarë, fjalë mëdhenj,
Gënjeshtrat mbjellur andej – këndej.
 
E c’farë nuk pashë,… u drithërova,
Pyje të djegur, akuj të shkrirë.
Më erdhi keq për Amazonën,
Tek digjej flakës, ajrit të nxirë.
Erdha Athinës përmbi Akropol,
Ishte parajsa, më qetësoj shpirtin.
Sipër Olimpit më ndali hëna,
Më buzëqeshi më shkeli syrin.
 
Udhëtova rrugës për në qytet,
Kish lypsa shumë dhe emigrantë.
Me sytë e hënës lotova lehtë,
E buzët mblodha gjuhën të mbaj.
 
Mbi hënë qëndroja hartës lundroja,
Mbi një anije në detin Egje.
Për të arritur në Selanik,
Buzë limanit shpirtin të preh.
 
Mbi hënë fjeta, nën dritë të artë,
Fytyrë ngrysur me shpirt të vrarë.
Buzët të thara, gjuhën memece,
Vetëm shikoja dhe psherëtija.
 
Me sytë e hënës sot pash gjithë botën,
Bota s’më pa, s’ja ndjeu fare.
Mua më dhembi me shpirt e gjithë bota,
Unë, botës nuk i dhemba fare…!
 
 
 
Natyrë kapricoze
 
Sec ndjehesh ndryshe kur shikon detin,
Në rrëzë të detit mali mbështetur.
E përmbi mal dielli që shtrihet,
Në hapësirë pulëbardhat rendin.
 
Sheh lart mbi re të rrotullohet,
Vorbull e zezë, vorbull në gri.
Nga zemërimi do të shpërthejë,
Mbi det, mbi mal, në det të shfryj.
 
Furtunë të ngrejë detin të tërë,
Të rrëzoj malë s’do jetë cudi..
Diellin ta fshehë në fund të detit.
Vet të flirtoj lirinë e brishtë.
 
Natyrë që zoti të ka krijuar,
Brënda në shpirt mban bukuritë.
Je muzë poeti lumturon shpirtrat,
Por je dhe vorbull që detin nxin.
 
Anila Karapidou
Selanik

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,944 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List