
Poezi nga Elida Rusta
***
Jam femën e dridhem frike,
prej çasti në çast munden me m’nisë
me i çue bukë tém shoqi e dy vllezënve të tij..
Prek gjinjtë e tutna,
njeni mundet me qenë nesër n’mur.
Nisem nëpër frikën e madhe
me vakte n’dorë.
Tre vllazën mshefin vdekjen si “burra”,
mire se ardhje më urojnë.
Ndihem Rozafë në besëprerje,.
e vjetra vuen dyfish.
Dikush prapë e futi vdekjen n’kala.
***
Nisi shi e më mori malli.
Kot bán sikur je në gjumë,
zgjuar je, e di!
Ta kam shpirtin me vete,
më duhet me ta dhánë sa herë m’pëlqen me të prekë, me t’folë.
Kah t’ja msyj në qytetin 13 milionësh?
Unë pá çadër,
ti me fishllimë në buzë si Tom Sojeri..
A të vdes?
Se kështu vdes unë,
një herë në njimijë vjet.
Lulet bjemi te varrezat,
në shtetrrethimin e lirë…
***
Qé ku u ktheva.
Për çdo sekondë më merr malli për ty.
Ti zhdukesh si gjurma e zogut n’degë,
si shenja e burrit n’grue.
Burrë të çeliktë nuk paska,
ata që dalin pak mbi moçal,
kndojnë kángë heroike kot.
Ka rrezik me i rá grusht liqenit,
me jau zánë frymën peshqve.
Mendon se jam ende n’gjimnaz?
Jam shtriga me kokërr molle në xhep.
Më mbaroi liria.
Shkruhena nesër.
Shkëputur nga vëllimi poetik “Engjëjt nuk mbahen për dore”



























Leave a Reply