Poezi nga Petraq Risto

 

***
Thonë: Hëna po vjetrohet, po largohet – unazë kur gishti hollohet
Largohet nga Toka katër metra në vit…sa gjatësia e studios sime
Ku Hëna afrohet për flirt…

 

Më pushtoi ushtria e zezë

“Në rini frika ecën me hapa të vegjël, guximi shpejton
Në pleqëri guximit i zvogëlohen hapat, frika nxiton”.
Kënga këndohet nga ushtria e çuditshme veshur me të zeza
Kapota të zeza, kapele të zeza, këpucë të zeza
Veç bora e bardhë dhe fleta e bardhë në dorën time.

Më pushtoi ushtri e zezë. Zbarkoi në mesnatë në portin e zemrës
Gjeneral Frika ma mbylli gojën me shtupën e Hënës.
Ushtarë të zinj me bajoneta të bardha hapnin plagë në mushkëri.
Oficerë të zinj me grada të arta urdhëronin “zjarr-pabesi!”
Si fleta m’u zbardh e bardha e syve, shkronja retinash shkruajnë habi.

Ushtri e zezë nga këmbët te koka: mendimet gjithçka ogurzi.
Veç flamuri i mendimit ende s’ka rënë dhe letra e bardhë nuk u nxi.
Nga goja e hoqa shtupën e Hënës: Gjeneral Frika je ti?
Ai qe dehur nga forca e këngës dhe s’mu përgjigj kurrsesi.
Veç bora e bardhë dhe fleta e bardhë kërkonin nga unë rebelim…
Vetëm kur shkruaj kundërshtoj pushtimin dhe thërras: LIRI!

 

Të humbësh…

Një ditë humba
s’po më gjente kush
Një polic më kërkoi para
për të më ndihmuar.
Nuk e di si humba
Humba duke kënduar
Polici hoqi kapelen dhe ma afroi
si një lypsar i verbër
dhe unë
ciu-ciu
ia hodha monedhat e arta…
Ja ç’do të thotë të jesh
bilbil i humbur…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,944 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List