Kalendari poetik: Frances Harper (1825-1911) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Frances Harper

Kalendari poetik: Frances Harper (1825-1911)

Emri i saj i plotë është Frances Ellen Watkins Harper, u lind më 24 shtator 1825 . Ishte poete, shkrimtare afro-amerikane dhe veprimtare e shquar në luftën kundër skllavërisë, për të drejtat qytetare dhe ato të grave. Ja një poezi e saj:

LODHUR NGA JETA (fragment)

Jam lodhur, më lodhi jeta, vëlla!
Nga gjithçka syri më sheh;
Dhe shpirt i cfilitur fuqi më s’ka
Të shkojë edhe më tej.
Sepse s’ka mbetur gjë mbi dhé, vëlla,
Për të cilën të jetoj;
Dhe asnjë pasuri a gëzim s’ka
Një çast paqe t’më dhurojë.

Jam lodhur, zemra më sëmbon, vëlla,
Pa shpirt duket çdo festim!
Dhe ndonjë gëzim të vogël kur kam
Shpejt vjen një re dhe ma nxin.
S’qenka bota , vëlla, si e mendonim
N’ato të largëta ditë
Kur shihnim ylberët që zbukuronin
Fëminin’ e trëndafiltë.

Jo vëlla, nuk dua të të mërzit,
E di sa shumë më do;
Dhe atë dashuri e mbaj në shpirt
Mu si një bekim hyjnor.
Por më ka lodhur kjo botë, vëlla,
E ndyrë dhe pa mëshirë;
Shpirti kërkon të fluturojë lart,
Qiejt të kapë, i lirë!

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s