Poezi nga Seli Murati
KOHA E FSHEH KUJTIMIN
Kujtesa e kohës, pjesë e jetës time
besnikëri, sekretesh kohën ma rëndon.
O shpresë e vetme …
një vizitë e jotja, më rrotullon shpirtin,
si çerdhe ndrit dhe mes rrufeve
gatuar, në brenga malli …
o lot i pikëlluar buzëqeshjeve
shpirtin e njomë e shtrin mbi vuajtje zemre
që mes kujtesës përherë i tregoj…
për dashurinë e plot kujtimeve që zgjoj për ty,
o e vërtetë, si mund të fshihesh?…
O det i thellë, o shpirti njomë
më mban gjithmonë, mes zgjimesh..
Dhe Ti, kujtesë e zjarrtë e gjurmëve të thella
lotët e kohës, po I fsheh. Sa ndjenja ka
sa mall, sa ëndrra puthin realitetet?….
Buzëqeshjen tuaj ndjej,… në gjumë
aty trishton dhe natës,..
si vala e liqenit te Ohrit vjen përnatë më vjen
shëtitjeve, e qetë por shpresës humbur, pretendon !…
Në rikthime drite aty ku më zbërthen.
dhe qielli nator, përflakur, në pika shiu
dhe shiut udhëtojnë, me lotin tim
me ty… kujtesë parajsë e dashurisë.
Aty po fsheh… kujtimin tim
në krah të një pulëbardhe heshtur
buzëqeshjeve!… Dhe pas një reje fshehur
sytë!… Lënduar dhimbjeve më digjen
dhe digjesh, mes yjesh zjarr
porsi kandil kandil qiellor, mos më qëndro
në thellësi të shpirtit mbart
dëshira!… Mbushur kalendar aty harroj
dhe ëndrrat!….
Shtegtojnë, në kohë kujtimesh
qielli, me pikëllon, shpirtit po më mbart
si dhimbje!… Kërkoj, pak buzëqeshje
yllit polar të më ndriçojë kujtesën
mes teje dhe kohë së virgjërisë o syri i bukur
në lot të fshehur nën qerpikë!….
Sa shumë e dua një rikthim, mes natës
s’ rrinim… heshtur. Ashtu më rrjedh
dhe në fytyrë?… I njomë, mes zemrës
që asgjë s’ më vret, më shumë se ty o lule!…
E njomë, e mallit që akoma shpirti lotin
Po më ngroh aq ëmbël ma mban
Syrin!… E mekur në kujtesë loti dhe malli
pengu yt ,prandaj do t’ mbeten!… Pa harresë.




























Leave a Reply