Poezi nga Kolec P. Traboini
E PAKRYER
…Na u kthye jeta
paçka se në tan aeroportet e botës
njeni-tjetrin kërkuam
kurrkund nuk më pe
e kurrkund nuk të gjeta.
Për ne të dy kjo jetë
qenka e mbushun me pengje
pasione endacake
metamorfuar në brenga
që do na mbinë
si shkurre mbi varr
fole për zogj mardhacakë
që pa dashuni u shkon jeta.
Edhe në u takofshim
edhe mos u takofshim
tashma që u thinjëm
asht barabar!!!
22 tetor 2007
“Ode për Shkodrën” 2019




























Leave a Reply