Poezi nga Adem Xheladini
Përse…?!
Dhe gllënjkë e fundit nga gota u zbraz
E thellë shpirtit sërish ndjehesh maraz
Kujtimet të marrin në një botë tjetër
Kur nata t’mbulon me vellon e vjetër
Përse, kështu, kujtimet zbrazin gllënjkat rrëke në gotë
Athua, vjen i fundit çast,
Përse, ashtu menduar, buzëqeshja më shpie në golgotë
A veç vegimi m’përplas?!
Përse, kaq gjatë, në përtejnatë as yll i parë s’u duk
Vallë, ku humbi,
Përse, këtë natë, kujtimi në t’dritares kanatë u nduk
Thua, kush e shkundi
Përse, si diell, shikimi shkëlqen në dy sy nga përtej
Thuaj: ku ka prekur?
Përse, kjo pikë, mbi buzë m’duket e freskët mandej
Vallë, më ka stepur?
Thuaj:
Përse?!…
Motiv shiu…
Në dritaren e mallit, trokiti padashje shiu me dënesë
Kësaj nate vonë kur s’duket gisht ndër sy
Dhe era gjethet, aty pranë meje përpëlit me përtesë
I bart nëpër shteg të mallit, nëpër natën zi
Mëpas, gjithçka hesht, tretet nëpër natë
Veç akrepa në mur, që numërojnë çastet me ëmbëlsi
Dhe kujtime që zgjohen befas në kanatë
Të vjedhin gjumin, e të bartin mendimesh në qetësi
Pastaj tutje u turr si kujtim i fjetur në gjumë të thellë
Hijerëndë, u duk si atëbotë kur iku
Përtej detrash, udhën kur mori dhe treti në humbellë
Një ëndërr e filluar atëbotë që fiku!
Dhe nata vazhdon të numërojë çastet në mur
Nëpër shteg gjumi me fjalë të pathëna në grykë që mbetën
Befas shtojzovallja, u shfaq me shkëlqimin nur
Si atëherë, kur ankthet në shkëlqim dielli, si vesë kur tretën!
Paspak, mëngjesi vjen me riga shiu në vjeshtë
Bashkë me mollët në degë, si purtekë që dridhen
E gjethe që përpëliten erës, varur në heshtë!
Dhe dita u duk në cep të dritares, e zogj që hidhen
Nëpër vjeshtë të parë, me rrëmbim
Me lule livadhesh, nëpër kujtime kurorë kur lidhen
Adem Xheladini, Kërçovë, shtator 2019




























Leave a Reply