Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Diell
 
Dielli tregon, si bota zbardh ditët e saj
nën një qiell mbushur me ngjyra,
si kurrë më parë,
fluks drite shndritur në zemër e shpirt
thyer prizmit jetë
e përflakur ngrohtësisë së tij.
 
Ndoshta
është dallim mes botës, si lind
tek unë si zbret e largohet përëndim,
si prek horizontet
e largohet sërish
mëkat i vetëm i një dite pa kthim.
 
Në kulmet më të larta
gjysmë-ngjyra,
gjysmë-hije
e rrezes së mbledhur
përtej zhurmës së qytetit
qetësisë së fjetur, kur larg përhumb
e mijëra ngjyra drite, zgjimit në agim.
 
 
 
Më duaj
 
Dashuria më bën të zvarritem
të braktis vendin e fshehtë
e të shikoj në sy,
atë vështrim që çel ngjyra drite
e më sjell përherë tek ty.
 
Ashtu sikurse poezia
që mbledh gërma e kuptime pa fund,
pastaj vetëm një fjalë e ëmbël,
një dëshirë e heshtur
botën të tërë e ndrin.
 
Dua në sfond dhe muzikë
tinguj që dimë ti ndiejmë
luajtur në partiturë klasike
të sallave që shndrijnë madhështinë.
 
Më mungojnë truket e tua
loja kukafshehtas si në fëmijëri,
prandaj më duaj
njësoj si të dua Unë,
ti fshehur magjisë së shpirtit
e unë vallëzuar me yjet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,277 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List