Kalendari poetik: Edvard Kocbek (1904-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Edvard Kocbek

Kalendari poetik: Edvard Kocbek (1904-1981)

Sot, më 27 shtator, mbushen 115 vite nga lindja e poetit slloven Edvard Kocbek. Gjatë luftës II botërore mori pjesë në lëvizjen antifashiste. Deri në vitin 1948, nuk mundi të botonte asgjë. Pasi Tito u prish me Stalinin, filloi të botonte librat e tij. Por përmbledhja me novela “Strah i pogum” (Frikë dhe guxim) u dënua ashpër nga udhëheqja titiste dhe shërbeu për shmangien e Kocbek-ut nga jeta politike dhe artistike. Filloi persekutimi politik ndaj tij: i mbetur pa punë, shtëpinë e lindjes ku edhe banonte, ia shkatërruan pa asnjë shkak; i zhdukën arkivin vetiak dhe mbijetoi duke përkthyer shkrimtarë francezë. Pasi vdiq armiku i tij personal, Eduard Kardelj, u zbut disi persekutimi ndaj tij. Por u ringjall sërish, sapo ai denoncoi vrasjen e 12 mijë milicëve nazistë sllovenë të çarmatosur; vetëm ndërhyrja e nobelistit gjerman Heinrich Böll, mik i tij e shpëtoi nga pasojat.
Vdiq nga një sëmundje e gjatë në vitin 1981. Ja poezia që përzgjodha prej poetit slloven:

LUTJE

Jam
sepse isha
megjithëse cilido
mundet
të më harrojë.

Megjithatë
mund të them:
isha
jam
dhe do të jem,
prandaj
jam lënë në harrim
dhe më keq, deri në mohim,
pafundsisht drejt asgjësë.

Gjithçka e krijuar
e përjetshme është
lindja
është m’e fuqishme se vdekja
më kryeneçe
se dëshpërimi dhe vetmia
m’e fuqishme
se poterja dhe mëkati,
më madhështore se përbuzja.
S’do të rresht kurrë së qëni.
Kurrë.
Amin.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s