Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Ajo lëshoi duart, prej lartësive
duke thënë ”Rroftë liria!”
Engjëjt e erës
u përkujdesën të binte ngadalë.

Shumë zogj u hutuan…
E trishtë edhe merimanga
që kish lidhur fijet e fatit me ty.

Gjithë mbrëmja, një gojë
që përsëriste ”himnin e të rënëve”
Për ty, o gjethe!

 

***

Mos hidhërohet qeramarrësi,
posteri le t’i sjellë letrat përsëri.

Mishi im banon po në kat’ të 3-të,
mos i thuaj askujt që vdiqa dje

veç ti e di,
ku do ndezësh një qiri.

 

***

Kërko në trupin tim një çelës,
lëre hënën ndezur
deri sa të bëj sikur mbylla sytë;
(si sot që s’kisha bukë).

Pastaj,
gjithë errësirën të mendohem,
kush jam unë që fle me ty!

 

***

Dritarja e hotelit dremit,
puhiza luan me tylet e perdeve.
Varka të përgjumura kthehen nga gjuetia
me gugatje shpendesh

Nën vibrimin e neoneve.
dallohet një mace vigjilente.

Parfumi yt nëpër dhomë
si një shpirt që banon ende 3 ditë aty, ku jetoi

Pas një dushi, duhet të shkoj.
Kujdesem për gjërat e mia të gënjeshtra:
pak puhizë,
dremitje,
parfum,
pendë shpendi,
vibrime neonesh,
çantë prej asgjëje në sup.

E dashur, gjithçka
është në mendjen tonë.
E vetmja e sigurtë,
ishte një peshk dhe një maçok!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s