Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Dhimbja

Një klithmë
mbetet brenda shpirtit
ofshamë,
rrjetë e territ
zgjatet fije-fije,
nëpër lara dielli
e në sytë tanë,
kohën përplas era
pa vetëdije.
Në brigjet e largëta
një dritë shuhet e ndizet,
koha shëron plagë
me lotin ëndrrimtar,
kur jeta nis
të pastrojë gjirizet,
dhe terri derdhet
diku në një ujvarë.
Po zemra ec
në rrugë të shkelura vjeshte,
e mendja tretet
në ndryshkun vjeshtak,
ku dhimbjen e ndjen
në brymë mëngjesesh
te gjethet që bien pak ngapak.
Me gjethet
që bien
nën ritmin e erës
që shfryn…,
dhimbja na shprehet
si mjegull dhe brymë.

 

A thua të humbi fjala!…

A thua të humbi fjala,…
që të pat ardhur në mendje
rastësisht,
një mendim pa adresë….
Ke kërkuar një fill
në një lëmsh
që shpërdridhet
në lesh.
Të humbi mendimi,
që të pat ardhur në mendje
para kohe,
një fjalë pa adresë,
t’u ngatërrua nëpër gjuhë
e doli prej goje.
Për ta lidhur
fjalën me mendimin,
duhet ecur mprapsht,
duhet shprishur
një lëmsh!

 

Kur jeta rrjedh…

Kur jeta rrjedh si lumë
ndër shkulma ujë,
ngatërruar
nëpër shelgje
e nëpër gurë,
në sekonda anonim
del ndonjë vegim,
që të plak
se të çon larg,
në një vend ku s’do të arrish,
po në ëndrra duhet ta dish!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s