N’Shkodër me syt e mallit / Poezi nga Albert Vataj

Poezi nga Albert Vataj

 

N’Shkodër me syt e mallit

T’shoh me syt e qiellit, e lumja Shkodër,
me loçkën e zemrës t’ndij n’hir,
e amël je, e dlirë, e dashtun e fort e mir’.
U bana zog e fllad, erdha te ti
t’gjeta t’lame me ves
nadjeve t’tuja t’mylmye n’tamël legjende,
buzën ma njome me lot,
t’putha edhe pse dreshta me t’nguc zjarmin.

Gzuemja e tana gazmimeve qi përkunden n’prehnion tand,
Shkodë, m’nep syt e shpirtit me shue mallin,
zemrën jepma, ta ndij prushin e dashnis tande,
e shenjta e n’tana t’shtrenjtave, ninulla jeme,
andrra e krejt andjeve, mbetun ke,
lëngimi i plagve tuja, dhembin n’shtatin tem.

Beha me ret e n’ball t’pikova, Shkodër loce,
vezullim mu bane n’syt e qiellit,
yll shkrepe, hyjnesha e tana legjendave.
Krahë m’dha lumnimi jot, e sy më mëkoi shpirti,
t’mallshemet jaret tuja, zanin ma flakën,
u ndeza, n’diellin tand me u fik.

N’zjarm t’shpirtit t’djegi shpirti jem
n’zemra dashnish t’përpush tue t’puth.
T’rroki bash fort, njashtu siç din veç malli
e ngihem me ty zoja Shkoder
njaq sa me ledhat e nanave qi vjeshta i nder gjetheve
shikimet tinzare t’vajzave
e prekjet e ndrojtuna t’dëshirimit.

Shkodër, e lumja ti,
Prap erdha e shkova, tue t’lan bekue,
n’za, n’zemër e n’shpirt,
si prej syve t’zogut qi t’kqyri s’nalti
njashtu edhe prej urdhnimit t’përuljes.
Sot e sa dritë dielli e flak malli
t’kallet n’ty.
Amen!

(Poezi e atypëratyshme)

Ilustrimi, shkëputur nga video e realizuar nga Arian Mavriqi, publikuar nga Jetmir Troshani, kumt i Wildlife – Albanian Photographers

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s