Abazhuri i vjetër / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Abazhuri i vjetër
 
Që nga komodina ti më hedh vështrime
Dhe buzëqeshje drite,
Që më bëjnë të skuqem nga turpi,
Teksa mendoj netët e gjata
Dhe heshtjen tënde prej dëshmitari,
Kur unë mëkatoja mbi vajza…
 
Mbi qelqen tënde – ornament
Flenë kujtimet e mia të çmendura,
Në ato netë pasionesh
Kur ëndrrat zgjohen dhe gjumi humbet,
Nën dritën e klithmave të epshit…
 
As vetë s’po arrij të kuptoj,
Si e paskam harruar vallë,
Egzistencën tënde të heshtur
Dhe shkëlqimin e bardhë…?!
 
Marrë nga vëllimi poetik, “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, GlobusR 2008,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s